By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”
Bota

Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”

admin
Last updated: 15/07/2025 18:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.

“Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.

Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.

Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.

Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.

Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.

“Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump i drejtohet Zelensky-t: “A do të godisje Moskën?” – Financial Times: Ish-presidenti amerikan i kërkon Ukrainës të sulmojë objektiva në Rusi
Next Article OKB: Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?