By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështon për të tretën herë seanca urgjente e Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni: Ende nuk kemi reflektim nga opozita
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dështon për të tretën herë seanca urgjente e Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni: Ende nuk kemi reflektim nga opozita
Maqedoni

Dështon për të tretën herë seanca urgjente e Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni: Ende nuk kemi reflektim nga opozita

admin
Last updated: 07/02/2025 10:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Për të tretën herë radhazi, ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, me përjashtimi të njërit, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 12 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Pas dështimit të seancës, kryetari Hyseni mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke theksuar rëndësinë e miratimit të buxhetit.

“Po vazhdojmë të rrezikojmë projektet dhe pagat e sektorit publik, por më e keqja është se nuk po ka reflektim. Sot patëm vetëm një asambleist nga opozita pasi përfundoi seanca,” tha Hyseni, duke potencuar se Komuna e Gjilanit vazhdon të jetë në një situatë urgjente për aprovim të buxhetit.

Ai shtoi se gjatë javës së ardhshme do të analizojnë situatën dhe se përpjekjet për të mbajtur seanca të tjera urgjente do të vazhdojnë.

Në këtë konferencë foli edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Shpend Nuhiu, i cili ngriti shqetësime mbi ndikimin e mosmiratimit të buxhetit.

“Mosmiratimi i buxhetit po krijon vështirësi të mëdha, sidomos në shpalljen e përfituesve të bursave për studentët. Gjithashtu, ka paqartësi tek mësimdhënësit për pagat në muajt e ardhshëm,” theksoi Nuhiu, duke shtuar se shumë qytetarë po kërkojnë sqarime mbi situatën.

Pozita u bëri thirrje asambleistëve opozitarë që të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë buxhetin për qytetarët e Gjilanit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takim i Këshillit drejtues të BNJVL-së me ministren e Financave
Next Article Nëse nuk e zieni orizin në këtë mënyrë, shëndeti juaj rrezikohet!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?