By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështon rajonalizimi nëpër shkollat fillore në Tetovë, prindërit këmbëngulin për t’i regjistruar fëmijët vetëm në disa prej tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dështon rajonalizimi nëpër shkollat fillore në Tetovë, prindërit këmbëngulin për t’i regjistruar fëmijët vetëm në disa prej tyre
Maqedoni

Dështon rajonalizimi nëpër shkollat fillore në Tetovë, prindërit këmbëngulin për t’i regjistruar fëmijët vetëm në disa prej tyre

admin
Last updated: 13/08/2024 15:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Disa shkolla në Tetovë janë të mbipopulluara ndërsa disa me numër shumë të vogël nxënësish. Edhe pse Komuna e Tetovës, vitin e kaluar ndërmori një aksion për rajonalizimin nëpër shkollat fillore, nisma nuk pati sukses.

Sipas shefit të Sektorit për Veprimtari Publike, Nazmi Dauti thotë se shkak për këtë dështim është këmbëngulja e prindërve për t’i çuar nxënësit në vetëm dy apo tre shkolla.

“Sa i përket respektimit të rajonizimit, këtë e ndjek Inspektorati komunal e shtetëror i arsimit, mirëpo për fat të keq, prindërit gjejnë moduse që fëmijët e tyre ti dërgojnë në ato shkolla ku duan duke bërë një kontratë në noter, apo duke nënshkruar një deklaratë “kinse” jetojnë me qira në atë lagje ku është shkolla. Dhe kështu, juridikisht ata dalin të mbrojtur dhe ne si institucion nuk kemi mundësi ta parandalojmë të njëjtën”, tha Nazmi Dauti, Shef i Sektorit për Veprimtari Publike.

Në Tetovë, shkolla fillore “Kirili e Metodij”, është një ndër shkollat më të mbipopulluara. Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, ka klasa që kanë edhe nga më shumë se dyzet nxënës, gjë kjo që ndikon në mungesë suksesi dhe produktiviteti të nxënësve. Kërkesë thotë drejtoresha kemi bë disa herë në Ministri për shtimin e paraleleve, por përgjigjet gjithnjë kanë qenë negative.

“Llogariteni po ta marrish klasën e parë që ka dyzet nxënës për minutat e orës i bie që mësuesja me një nxënës të punojë një minutë, që brenda katër pesë orëve punon katër apo pesë minuta. Nuk ka shanse teorike apo praktike të kemi sukses, kur e dimë se klasa maksimalisht duhet të ketë 24 nxënës, sepse me kaq nxënës kemi punuar dhe kemi pasur efekte shumë të mira. Është për të ardhur keq se 10 vitet e fundit i kemi pasur ministrat e arsimit shqiptar por fare pak kanë bë për fëmijët shqiptarë, vetëm tek popullata shqiptare paraqitet ky fenomen ku humb interesi, kemi klasa të mbingarkuara, e unë nuk e di çfarë politike bëhet në këtë shtet kur e dimë se shteti bazën e ka në arsimin fillor”, u shpreh Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e Sh F “Kirili e Metodij”.

Disa shkolla, edhe këtë vit i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shtimin e numrit të paraleleve, por sipas drejtorëve të shkollave nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Shkak për këtë, mbetet Ministria e Financave, e cila refuzon me vite të tëra të japë pëlqim për hapjen e disa vendeve të reja të punës, që kërkohen me shtimin e paraleleve./Alsat/

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 20 sjellje që ju ndihmojnë të rrisni vetëbesimin
Next Article Munguan në shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, Fronti Europian: Thaçi e Zejdi janë në pushim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?