By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës
Kosovë

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 15:22
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje për operacionin e gjerë të zhvilluar të mërkurën në disa rajone të vendit, i cili rezultoi me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me mbështetjen e Doganës dhe ATK-së.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e personave me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q.

Ata dyshohen për veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Kontrabandim i mallrave në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Dokumente të rreme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Sipas autoriteteve, hetimet kanë krijuar dyshimin e bazuar se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet dhe duke kryer shitje e transaksione fiktive të derivateve të naftës.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

You Might Also Like

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Misetic e publikon videon e Vuçiqit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë

Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti
Next Article “Një klub legjendar”, fjalët e para të Jeremy Jacquet pas përfundimit të transferimit te Liverpooli
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?