By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhuka: I gjithë faktori politik shqiptar mbështet fort procesin e integrimit europian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dhuka: I gjithë faktori politik shqiptar mbështet fort procesin e integrimit europian
Shqipëri

Dhuka: I gjithë faktori politik shqiptar mbështet fort procesin e integrimit europian

admin
Last updated: 19/02/2025 11:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin, Majlinda Dhuka deklaroi sot se i gjithë faktori politik shqiptar mbështet fort procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane, ku nisi sot shqyrtimi i projektpozicionit negociues për grupimin e dytë të kapitujve “Tregu i brendshëm”, për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Dhuka u shpreh se sinergjia mes palëve politike është edhe arsyeja se pse Shqipëria është në kushtet e një progresi të shpejtë në këto muaj dhe vite.

“I gjithë faktori politik shqiptar e mbështet fort integrimin europian dhe kjo është edhe arsyeja se pse Shqipëria është në kushtet e një progresi të shpejtë në këto muajt dhe vitet e fundit. Kjo është e dukshme, ka sinergji të plotë midis institucioneve dhe faktorit politik në Kuvend dhe më gjerë“, u shpreh Dhuka.

Komisioni miratoi me shumicë votash vendimin për zhvillimin me dyer të mbyllura të diskutimeve për pozicionin negociues të Shqipërisë për grupin e dytë të kapitujve “Tregu i brendshëm”, vendim ky që nxiti debat mes palëve, pasi kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, theksoi rëndësinë e një debati të gjerë dhe publik të procesit të negocimit.

Tabaku shprehu mbështetjen e plotë të opozitës në këtë proces, teksa theksoi se opozita e djeshme e ka penguar procesin.

“PD e mbështet këtë proces. Kam pikëpyetje të madhe. Kam parë e lexuar se afati përfundimtar i pjesës më të madhe të detyrimeve shkon në 2027-ën, prandaj doja të kishim një diskutim dhe një debat. Do të ketë diskutime me Komisionin Europian sa i përket fazave të ndërmjetme, por ne duhet patjetër të heqim diskutimin e procesit të integrimit nga sirtarët burokratikë të qeverisë dhe ta bëjmë një diskutim kombëtar. Dhe më vjen keq të them se nuk po ndodh kjo gjë, me gjithë dashamirësinë e opozitës, sepse ne kemi pasur një opozitë që e pengonte këtë proces, ndërkohë që asnjëherë, në asnjë moment kjo opozitë, me gjithë shqetësimet që ka, me gjithë mungesën e plotësimit të shumë prej detyrimeve, kryesisht politike, nuk e ka penguar këtë proces. Ka një sjellje dhe një qasje krejt ndryshe”, deklaroi Tabaku.

Kryenegociatorja Dhuka informoi se informacioni sa i përket çështjeve të nevojshme për t’u përafruar në Republikën e Shqipërisë është i hapur, përmes Planit Kombëtar të Integrimit Europian, sikurse janë çështje të ndryshme të parashikuara për përafrim, sepse janë plane veprimi, ligje, të cilat janë të diskutueshme, të diskutuara dhe të publikuara. “Ne flasim këtu vetëm për qëndrimin negociues, një aspekt i procesit të negociatave dhe kjo lidhet me pozicionet që mban Republika e Shqipërisë”, tha Dhuka.

Sipas saj, parashikimi që mbledhjet e komisionit të zhvillohen me dyer të mbyllura ose konfidenciale është në ligj.

“Ligji parashikon që mbledhjet e komisionit duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura”, deklaroi ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Babai i Musk: Elon nuk është një baba i mirë, fëmijët e tij u rritën me shumë dado
Next Article Spiropali: Kuvendi me plan të ri strategjik, me objektivin Shqipëria në BE brenda 2030-ës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?