By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhuna në familje rritet, qytetarët nuk u besojnë institucioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dhuna në familje rritet, qytetarët nuk u besojnë institucioneve
MaqedoniTOP LAJM

Dhuna në familje rritet, qytetarët nuk u besojnë institucioneve

admin
Last updated: 22/02/2024 09:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Gjendja e rënduar ekonomike si dhe ndikimi i rrjeteve sociale gjithnjë po shkatërron familjet. Problemet sociale sa shkojnë e rëndohen tek shoqëria jonë dhe kjo pastaj degjeneron në dhunë familjare. Kështu thotë profesori universitar Bashkim Selmani, i cili gjatë periudhës së kaluar ka realizuar një hulumtim me studentët e fakultetit juridik të Universitetit të Tetovës.

“Tek 62 për qind e meshkujve është konstatuar se çdo fjali e fillojnë dhe e mbarojnë me sharje dhe ofendime për nuk respektohet kodeksi etik, ndërsa tek gjinia femërore ata edhe kur janë fajtore kërkojnë falje vetëm e vetëm të anashkalohet një rrezik që ndodh brenda një familje”, thotë Bashkim Selmani, profesor universitar.

Ndërkaq, ende mbetet i vogël numri i denoncimeve të rasteve të dhunës në familje. Kjo ndodh sepse qytetarët nuk u besojnë institucioneve se do të dënojnë dhunuesin.

“Fatkeqësisht mbi 63 për qind e të anketuarve nuk u besojnë institucioneve. Këtë e dëshmojmë edhe me të dhëna sepse nga 163 raste të dhunës në familje që janë denoncuar në rajonin e Pollogut, ku nuk ka asnjë shqiptim të dënimit për kryerësin e dhunës në familje dhe është shumë e dëmshme sepse ka raste kur edhe organet gjyqësore kanë vendosur në favor të dhunuesit”, deklaroi Selmani. Ndërkohë, sa i përket rrjeteve sociale, prindërit edhe pse u blejnë celularë fëmijëve rreth 20 për qind nuk i lejojnë t’i përdorin.

“Këtu edhe lindin zënkat, ndërsa zënkat mes çifteve lindin pasi që gjithmonë gjinia femërore pretendon për të kontrolluar celularin për mesazhet që i vijnë burrit. Pra, edhe raportet bashkëshortore edhe raportet prind-fëmijë është shumë i rrezikuar”, nënvizoi ai.

Në ndërkohë, ai ka përmendur edhe përdorimin e celularëve nëpër shkolla, ku ka theksuar se ka shumë raste kur nxënësit xhirojnë bashkëmoshatarët e tyre apo edhe profesorët dhe më pastaj vjen deri tek bullizimi.

“Këtu kemi gjetur mbi 24 raste, të cilët akoma nuk janë denoncuar mirëpo akoma janë në rrezik e sipër. Edhe pse janë denoncuar tek organet përkatëse, këta të fundit nuk marrin masa. Prandaj edhe sipas anketës sonë del se besueshmëria në institucione është shumë e vogël. Nga 138 anketues, ose 69 për qind nuk u besojnë institucioneve. Këtë ata e kanë dëshmuar se edhe kur i kanë denoncuar rastet e dhunës nuk është ndërmarrë asgjë”, sqaroi profesor Bashkim Selmani. Kjo është theksuar gjatë një seance të improvizuar me studentët e fakultetit juridik që u mbajt në Universitetin e Tetovës, ndërsa tema e kësaj seanca ishte pikërisht dhuna në familje.

You Might Also Like

Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu

Skandal në Onkologji? Përplasje mes mjekëve, pacientët në plan të dytë

Shtetasi rumun humbet të Matkë, gjendet në orët e para të mëngjesit

Rama: Shqipëria nuk do të vendosë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për intelektualët …
Next Article Pacienti i parë në botë me çip në tru fiton “superfuqi”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu
Maqedoni
Skandal në Onkologji? Përplasje mes mjekëve, pacientët në plan të dytë
Maqedoni
Policia e Kosovës shqiptoi afër 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve
Kosovë
Shtetasi rumun humbet të Matkë, gjendet në orët e para të mëngjesit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?