By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dibra rrezikon të mbetet pa gjykatë të veten: BDI kundërshton propozim-ligjin për gjykatat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dibra rrezikon të mbetet pa gjykatë të veten: BDI kundërshton propozim-ligjin për gjykatat
MaqedoniTOP LAJM

Dibra rrezikon të mbetet pa gjykatë të veten: BDI kundërshton propozim-ligjin për gjykatat

admin
Last updated: 06/07/2026 15:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Dibër kundërshton fuqishëm draftin aktual të Propozim-Ligjit për Gjykatat, i cili rrezikon ta lërë Dibrën pa gjykatë të pavarur.

Sipas Nenit 28 të projektligjit, Gjykata Themelore e Dibrës do të humbasë statusin e saj si institucion i pavarur dhe do të kthehet në një “departament” të varur administrativisht nga Gjykata Themelore e Kërçovës.

Kjo do të thotë, në praktikë, se qytetarët e Dibrës rrezikojnë trajtim të pabarabartë. Ndërkohë që qytete të tjera të vendit do ta ruajnë statusin e gjykatës kryesore, Dibra po lihet mënjanë – një pabarazi që nuk gjen justifikim as gjeografik, as demografik.

Vendimet për Dibrën do të merren nga Kërçova. Sipas Nenit 109, gjyqtarët dhe stafi aktual administrativ do të kalojnë zyrtarisht nën strukturën e Kërçovës. Kur gjyqtarët dibranë të sotëm të dalin në pension, vendet e reja të punës nuk do të hapen më për Dibrën, por për Kërçovën. Vetë orari i punës së gjyqtarëve në Dibër do të vendoset nga udhëheqja e Kërçovës.

Dibra rrezikon të mbetet vetëm me ndërtesën, pa vendimmarrje. Buxheti, menaxhimi i lëndëve dhe qendra e vendimmarrjes do të zhvendosen jashtë komunës duke e lënë godinën e gjykatës si një hapësirë thjesht fizike, pa kompetenca reale.

Reforma në drejtësi duhet t’i afrojë institucionet te qytetarët, jo t’i largojë. Dibra dhe qytetarët e saj meritojnë qasje të barabartë dhe të drejtpërdrejtë në drejtësi jo varësi nga një qytet tjetër.

You Might Also Like

Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente

Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar

Reagim i shpejtë pas motit të keq në Shkup, pjesa më e madhe e dëmeve u raportuan online

Toshkovski: Katalogu për trajnimet e vazhdueshme është hap i ri drejt një policie moderne, profesionale dhe efikase

Mbështetje psikologjike falas për nxënësit e shkollave të mesme

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stojanovski: Me ribalancin sigurohen kushte që vendi të vazhdojë rrugën e financave stabile dhe standardit më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët
Next Article Emaili i drejtoreshës së DAP-it shtyu protestën e planifikuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Kosovë
Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente
Maqedoni
Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt
Kosovë
Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?