Kompania kompanisë “DiEnergy” shpk, Prishtinë bën të ditur se duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë debat publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor – për Parkun e Energjisë Diellore 9.9MW “DiEnergy Dubrava” në Shushicë, Istog.
DiEnergy njofton publikun e interesuar se më datën 05.09.2025 në ora 11:00 në Objektin e Shtëpisë të Kulturës, Rr. “12 Prilli” nr.54, Istog do të organizohet debat publik nga Kompania kompanisë “DiEnergy” shpk, Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM https://us05web.zoom.us/j/86350102656?pwd=zWJ02alVWgtP2vyWcU9ZJWl31DVbjp.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë kompanisë “DiEnergy” shpk, Prishtinë, për Pëlqim Mjedisor, – për Parkun e Energjisë Diellore 9.9MW “DiEnergy Dubrava” në Shushicë, Istog.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
“Pjesëmarrja e juaj ndihmon në implementimin e projektit”, thuhet në njoftim.