By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska – Koçoska: Ekonomia në Maqedoni nuk është më në stagnim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Dimitrieska – Koçoska: Ekonomia në Maqedoni nuk është më në stagnim
EkonomiMaqedoni

Dimitrieska – Koçoska: Ekonomia në Maqedoni nuk është më në stagnim

admin
Last updated: 07/03/2025 15:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Tashmë kanë filluar të duken rezultatet e punës sonë. Ekonomia në Maqedoni nuk është më në stagnim, vlerëson ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska, duke iu referuar të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) për papunësinë, prodhimin industrial dhe eksportin.

“Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhënat për shkallën e papunësisë në vend për tremujorin e katërt të vitit 2024 e cila shënoi një rënie prej 11,9 për qind që është një nivel historikisht i ulët duke shënuar një rënie prej 0,4 për qind pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe një rënie prej 0,7 për qind pikë krahasuar me vitin 2023. Në të njëjtën kohë, punësimi është në rritje dhe arrin 46,2 për qind. Rezultate pozitive pas një periudhe më të gjatë kohore janë edhe në prodhimin industrial i cili shënoi një rritje prej 1,4 për qind në janar 2025”, tha Dimitrieska-Koçoska në konferencën për media në Qeveri.

Ajo bëri të ditur se këto janë të dhëna se janë realizuar mbi 13.067 vende të reja në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2023, që është një mbështetje ekonomike për të sapopunësuarit dhe tregues se është krijuar rritje në kompanitë që ka nxitur krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa kjo është regjistruar edhe në tremujorin e katërt të vitit 2024 përmes rritjes së BPV-së prej 3,2 për qind.

Është thelbësore, shtoi ajo, që që ky proces të ngritët dhe duke marrë parasysh arritjet e ekonomisë në dy tremujorët e parë të vitit 2024, krijimi i parakushteve për një mjedis të sigurt biznesi që ndikon në realizimin e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe një standard më të lartë jetese. Gjithashtu, kjo është edhe kyçe për tërheqjen dhe realizimin e investimeve të huaja direkte, për të cilat javën e kaluar njoftuam se në vitin 2024 është realizuar shuma më e lartë historikisht mbi 1 miliardë euro.

Ajo theksoi se edhe pse kjo është një periudhë e shkurtër e zbatimit të politikave tona, megjithatë të dhënat janë inkurajuese për ne dhe, siç tha ajo, për të vazhduar zbatimin e planit të përcaktuar.

Ajo theksoi se përveç kësaj dhe ajo që është shumë e rëndësishme dhe për të cilën Qeveria ka krijuar parakushte, është ulja e kostove të kompanive për tregti të brendshme me shumicën e vendeve të BE-së, të cilat janë pjesë e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), ku Maqedonia u bashkua si anëtare e 39-të.

Ministria e Financave drejt anëtarësimit të vendit në SEPA, ka punuar në harmonizimin me rregulloret e BE-së dhe ka bërë ndryshime në disa ligje, përkatësisht Ligjin për Shërbimet e pagesave dhe Sistemet e pagesave dhe Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të cilat ishin kusht për anëtarësimin tonë në SEPA.

“Pres që këto trende të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim dhe të arrijmë normën e rritjes për këtë vit, e cila parashikohet të jetë 3,7 për qind. Duke vepruar kështu, marrim parasysh të gjitha sfidat që na presin si brenda vendit, ashtu edhe të gjitha rreziqet që rrjedhin nga zhvillimet e jashtme dhe ndikimi i tyre në ekonominë tonë. Koncepti është vendosur dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të mbështetur si kompanitë ashtu edhe standardin e qytetarëve”, porositi ministrja e Financave.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mexhiti: BDI me bojkot i bën dëm vetes! Pikërisht në zgjedhje duhet të matemi
Next Article MPJ-ja i mohon informacionet e parashtruara në konferencën e sotme për shtyp të LSDM-së lidhur me ndërtimin e kulmit mbi ndërtesën e Ministrisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?