By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Norma më të larta të rritjes sesa ato që ishin projektuar, borxh më i ulët publik dhe realizim i lartë i investimeve kapitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Norma më të larta të rritjes sesa ato që ishin projektuar, borxh më i ulët publik dhe realizim i lartë i investimeve kapitale
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Norma më të larta të rritjes sesa ato që ishin projektuar, borxh më i ulët publik dhe realizim i lartë i investimeve kapitale

admin
Last updated: 11/12/2024 18:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, pret që viti 2024 të përmbyllet me rritje shumë më të lartë sesa ishte projektuar, borxhi publik të jetë më i ulët, realizimi i investimeve kapitale në vitin e ardhshëm do të jetë i lartë dhe të realizohen edhe të ardhurat e planifikuara në buxhet. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në studion e hapur të RTM-së me temën “Buxheti 2025”, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe komunitetin e biznesit.

“Do të kemi normë shumë më të lartë të rritjes ekonomike dhe borxh publik më të ulët, i cili do të jetë nën 62.7% në fund të këtij viti dhe 62.1% në fund të vitit të ardhshëm”. Duke marrë parasysh korrigjimet në rritje të PBB-së për vitet 2024 dhe 2025, kjo do të thotë se borxhi publik do të jetë më i ulët se 62.1%. Me këtë treguam se po punojmë dhe se kur jemi të përkushtuar konsolidohemi shumë më shpejt”, theksoi ministrja.

Siç bëri të ditur Ministria e Financave, ajo nënvizoi se vitin e ardhshëm do të ketë realizim të lartë të investimeve kapitale, duke e mbështetur atë me aktivitetet që kryhen në terren, si dhe me aktivitetet në projekte që paraprakisht kanë pasur realizim të ulët.

Ajo potencoi se përveç harmonizimit të ligjeve me direktivën evropiane për tatimin minimal global, nuk do të ketë ndryshime të normave tatimore në vitin e ardhshëm dhe kjo nuk parashikohet as në Buxhetin e vitit 2025 dhe as në Strategjinë fiskale.

“Fokusi ynë do të jetë tek ekonomia gri dhe kështu nuk duhet të rezultojë frika sa i përket të ardhurave të të ardhurave. Hapësira në ekonominë gri është e madhe, e cila sipas disa të dhënave jozyrtare është rreth 40% dhe kemi mundësi që me anë të ligjeve t’i inkasojmë ato. Pak ditë më parë u publikua tenderi për e-faturën, nga ku pritet arkëtim më serioz i TVSH-së, koordinim dhe komunikim më i madh ndërmjet institucioneve – DAP-i, Drejtoria Doganore, Policia Financiare, pikërisht për evidentimin e mangësive të sistemit dhe eliminimin e të gjitha ato veprimeve të kompanive në zonën gri”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se, deri më tani, nuk ka pasur harmonizim të të dhënave ndërmjet Drejtorisë Doganore dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe buxhetit i është bërë dëm përmes kthimit të TVSH-së, me ç’rast është bërë kontroll dhe në bazë të kësaj janë keqpërdorur së paku 2 miliardë denarë nga mjetet buxhetore.

Ministrja theksoi se çështjet janë detektuar, analizuar në detaje dhe se duhet kohë për t’i zgjidhur problemet e pazgjidhura prej vitesh.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bekim Sali në Forumin Vjetor Parlamentar të NATO në Uashington
Next Article 50 Cent thumbon reperin Jay-Z, pasi u përfshi në njërën nga paditë e P.Diddyt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?