By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci do të sigurojë likuiditet për servisimin e rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci do të sigurojë likuiditet për servisimin e rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci do të sigurojë likuiditet për servisimin e rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit

admin
Last updated: 12/08/2024 18:21
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup 12 gusht – Ribalanci plotësues i Buxhetit për vitin 2024, i cili nga sot është në rend dite të seancës plenare në Kuvend, do të thotë sigurim të likuiditetit për servisimin e të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit. Siç theksoi ministrja e Financave në ekspozenë për propozimin në fjalë, mjetet për rritjen e pensioneve për pensionistët, për pagesën e të drejtave të fituara të të punësuarve, për rritjen e pagave, për shlyerjen e detyrimeve ndaj ekonomisë, njëkohësisht duke siguruar funksionimin normal të institucioneve.

“Ribalanci i Buxhetit për vitin 2024 paraqet përpjekjen e Qeverisë së re për të siguruar likuiditet për servisimin e rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit. Me sigurimin e njëkohshëm për funksionimin normal të institucioneve dhe realizimin e projekteve që kanë dinamikën e duhur. Me ribalancin e propozuar korrigjojmë mangësitë e bëra me buxhetin fillestar, siç janë mjetet e pamjaftueshme të planifikuara për të drejtat e parapara me ligj, mjetet për servisimin e detyrimeve të maturuara dhe mjetet për përkrahjen e ekonomisë. Kjo nënkupton sigurimin e pagesës së rregullt të pagave, e cila do të harmonizohet sipas ligjit në muajin shtator, sigurimin e pagesës së rregullt të pensioneve dhe arritjen e premtimit tonë zgjedhor për rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator, shlyerjen e detyrimeve maturuara për mosprolongimin e tyre, sepse ekonomia e kërkon këtë, me ç’rast përveç kredisë së favorshme të paralajmëruar për realizimin e investimeve do të injektohen edhe 6 miliardë denarë shtesë nëpërmjet angazhimit të tyre në realizimin e projekteve në nivel lokal. Ky është një ndër faktorët me të cilin dëshirojmë ta përkrahim ekonominë, që siç tregojnë të dhënat, ka shënuar rezultate të dobëta në gjysmën e parë të vitit”, theksoi ministrja e Financave.

Ajo shtoi se politika fiskale deri në fund të vitit do të destinohet në kthimin e stabilitetit makroekonomik dhe përkrahjen e aktivitetit ekonomik nëpërmjet konsolidimit gradual fiskal, përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe nivelit të qëndrueshëm të shpenzimeve kapitale.

“Qëllimi i këtij ribalanci është në njëfarë mënyrë të tregojmë se në cilën mënyrë dhe linjë do ta zhvillojmë politikën fiskale në periudhën e ardhshme. Të krijojmë buxhete në vitet e ardhshme ku do të përfshihen prioritetet me vlerë të shtuar, prioritetet që do të japin efekt më të mirë për paratë e shpenzuara të qytetarëve. Gjithashtu, duhet ta kemi parasysh edhe nevojën për konsolidim fiskal, ulje graduale të deficitit buxchetor dhe borxhit publik”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 318.2 miliardë denarëve ose 2.6% më shumë, përkatësisht për rreth 8 miliardë denarë më shumë sesa projeksionet fillestare në planin për vitin 2024. Shpenzimet e përgjithshme planifikohen në nivel prej 362.8 miliardë denarëve ose për 5.6% më shumë, përkatësisht për rreth 19.2 miliardë denarë më shumë sesa projeksionet fillestare në planin për vitin 2024. Në bazë të projeksioneve të rishikuara të të ardhurave dhe shpenzimeve, deficiti planifikohet në nivel prej 44.7 miliardë denarëve, përkatësisht nga projeksioni fillestar prej 3.4% në 4.9% të PBB-së.

Me ribalancin janë siguruar 4.2 miliardë denarë shtesë për pagesën e pagave, 5.1 miliardë denarë për pagesën e pensioneve, 800 milionë denarë për pagesën e të drejtës së ndihmës minimale të garantuar, 1.7 milardë denarë shtesë për mbrojtjen shëndetësore, 1 miliard denarë për zonat e ZZHTI-së, 1.7 miliardë denarë për përkrahjen financiare direkte në sektorin e bujqësisë, 437 milionë denarë për shujtat studentore, 207 milionë denarë për pagesën e bursave studentore, 300 milionë denarë për bllok dotacionet, 0.8 miliardë denarë shtesë për pagesën e interesit kundrejt kreditorëve ndërkombëtarë dhe vendorë, 5.1 miliardë denarë për pagesën e garancive, me ç’rast ndërmarrjet duhet të kthejnë në mënyrë sukcesive (të pandërprerë) deri në fund të vitit 2024 edhe pagesën e mjeteve në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, me ribalancin janë siguruar 6 miliardë denarë për projekte infrastrukturore lokale, si dhe shpenzime kapitale në vlerë prej 44.7 miliardë denarëve, të cilat janë të destinuara për investime në rikonstruimin dhe modernizimin e institucioneve publike shëndetësore, investime kapitale në fushën e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe atë sociale, në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale, plotësimin e marrëveshjeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për zhvillimin rural

Me ribalancin e buxhetit, rritja ekonomike është rishikuar në 2.1% nga 3.4% e projektuar paraprakisht, ndërsa norma e inflacionit është projektuar në 3.5%.

Ndryshe, debati mbi ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2024 në seancë plenare do të zgjasë më së shumti tri ditë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Presidentja Osmani emëron Edona Malokun ambasadore në Portugali
Next Article Kovaçevski: LSDM dhe koalicioni nuk do ta mbështesin ribalancin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?