Shkup, 20 shkurt – Stema shtetërore që kemi aktualisht i plotëson të gjitha nevojat. Teza se vetëm një numër i caktuar shtetesh të shfaqura në periudhën e pasluftës bartin përcaktime komuniste nuk është e saktë. Sot ju keni shtete anëtare të BE-së me stema që janë miratuar në atë periudhë dhe janë vende progresive dhe të avancuara, siç është Sllovenia, thotë kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski.
Ai në “Sitel” duke folur për qëndrimet aktuale lidhur me ndryshimin e mundshëm të stemës shtetërore, ka theksuar se ajo pasqyron plotësisht ikonografinë tonë bashkëkohore.
“Ekspertët e heraldikës duhet të flasin shumë më tepër për stemën shtetërore dhe kuptimin e saj nga një aspekt thelbësor, sepse janë profesionistë dhe kompetent. Stema jonë e parë daton në vitin 1946. Është e vërtetë që është një ikonografi, jo vetëm e stemës sonë kombëtare, por edhe e të gjitha shteteve të sapokrijuara pas Luftës së Dytë Botërore, që janë në radhë të parë me ide socialiste apo komuniste dhe që nga ajo kohë ka pësuar dy modifikime.