Shkup, 18 nëntor – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e RMV-së (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.21/98 dhe 18/07), 22 Nëntori 2024 ( E premte), Dita e Alfabetit shqip është ditë jopune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua uron pjesëtarëve të komunitetit shqiptar Ditën e Alfabetit shqip.
