Shpëtim Hajdaraj, djali i ish kreut të LDK-së në Pejë para dhe pas luftës, heroit Smajl Hajdarajt ka kujtuar sot ish presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes, raporton Ekonomia Online.
“Veprime të vogla të përditshme, për IDE TË MËDHA. Me Presidentin Rugova, 2002. I përjetshëm”, ka shkruar Hajdaraj, i cili tashmë është kandidat për deputet nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa, por që shpesh kujton kohën dhe sjell fakte kur Rugova, Smajl Hajdaraj dhe ish krerë të tjerë të LDK-së punuan në rrugën e shtet ndërtimit të Kosovës.
