By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Do të rregullohet lagjja përgjatë lumit Shkumbin në Tetovë, paralajmëroi Kasami
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Do të rregullohet lagjja përgjatë lumit Shkumbin në Tetovë, paralajmëroi Kasami
Maqedoni

Do të rregullohet lagjja përgjatë lumit Shkumbin në Tetovë, paralajmëroi Kasami

admin
Last updated: 22/02/2025 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 22 shkurt – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e ka vizituar lagjen që ndodhet përgjatë lumit Shkumbin pas urës në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato”, me qëllim për t’u njohur me problemet me të cilat ballafaqohen qindra banorë. Kasami tha se shtrati i lumit Shkumbin tashmë është duke u rregulluar dhe do të punohet për përmirësimin e kushteve në këtë lagje.

Gjithashtu janë vendosur kontejnerë që banorët të mos hedhin mbeturina në lum. Ai u premtoi banorëve se së shpejti do të nisin asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e ndriçimit publik. Probleme të tilla, thekson ai, kërkojnë zgjidhje urgjente dhe ne jemi këtu me aftësitë tona si pushtet vendor për të dhënë zgjidhje.

“Ndërmarrja komunale, përkatësisht operatori privat Saubermaher, tashmë ka pastruar një pjesë të mbeturinave dhe me banorët vendas është marrë vesh që të vijnë rregullisht dhe të mbledhin mbeturinat në këtë pjesë të qytetit. Dua të theksoj gjithashtu se Komuna e Tetovës ka pasur një projekt për urbanizimin e kësaj pjese të qytetit së bashku me shoqatat për mbrojtjen e romëve, të financuar nga USAID, por për shkak të politikës së jashtme të SHBA-së, do të duhet ta përballojmë vetë këtë problem, gjegjësisht të kërkojmë fonde të tjera kombëtare apo ndërkombëtare, por ka disa gjëra të nevojshme që duhet të ndërmerren me kërkesën e banorëve”, tha Kasami.

Banorët i janë ankuar se lagjja e tyre është një vend ku ende nuk ka kanalizim.

“Ne kemi nevojë për kanalizim, të shtrohen rrugët dhe të vendoset ndriçimi. Tani kemi kontejnerë, i kemi sjellë dhe do të pastrojmë deponinë. Kemi dokumente për privatizimin e 33 shtëpive”, tha Daim Krasniqi.

I pyetur nga një gazetar nëse ka mundësi për të ndihmuar disa nga banorët që jetojnë në kushte nën standarde dhe banesa të improvizuara, Kasami tha se procedurat e urbanizimit janë shumë të komplikuara.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekskluzive/ Zhurnal mëson emrat e disa prej kandidatëve për ambasadorë
Next Article Nga nesër rritje e temperaturave dhe kushte për reshje lokale të shiut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?