By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje
Bota

Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje

admin
Last updated: 29/09/2026 22:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Moskë, 29 shtator argument.mk/ – Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniç, u takuan të martën në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pavarësisht izolimit ndërkombëtar të Putinit për shkak të luftës në Ukrainë.

Takimi u zhvillua pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë, të caktuara për 4 tetor.

Sipas Radiotelevizionit të Republikës Sërpska (RTRS), Putini shprehu mbështetje për koalicionin qeverisës në këtë entitet serb, të udhëhequr nga Dodiku.

“Ne nuk duam që ndikimi i huaj të jetë vendimtar. Duam një qasje më të drejtë ndaj serbëve dhe popullit serb. Duam stabilitet në të gjithë rajonin”, citohet të ketë thënë Putini, sipas RTRS-së.

Ndërkaq, Dodiku, në një deklaratë të publikuar nga RTRS, propozoi që një herë në vit të organizohen mbledhje të përbashkëta të qeverive të Federatës Ruse dhe Republikës Sërpska, ndërsa tha se e kishte uruar Putinin për fitoren.

“Edhe ne ndiejmë trysni nga Brukseli, por politikat tona mbeten të njëjta. Ne nuk lejojmë sanksione ndaj Rusisë. Mbështesim neutralitetin ushtarak dhe nuk lejojmë anëtarësimin në NATO. Nuk do të ketë vendosje të vizave për shtetasit rusë në Bosnje e Hercegovinë”, tha Dodiku, i cili publikoi edhe një video nga takimi në profilin e tij në rrjetin social X.

Putin, edhe para zgjedhjeve të viteve 2018 dhe 2022, publikisht i kishte uruar sukses Dodikut dhe partisë së tij, ndërsa Moska zyrtare në disa raste ka mbështetur qëndrimet dhe veprimet e autoriteteve të Republikës Sërpska, të udhëhequra nga SNSD-ja e Dodikut, si dhe ka bërë thirrje për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën.

Ky është takimi i 11-të mes Dodikut dhe Putinit qëkurse Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Dodik dhe Putin kishin biseduar për herë të fundit në Moskë më 9 maj të këtij viti, në margjinat e shënimit të Ditës së Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Dodik dhe delegacioni nga Republika Sërpska ishin të vetmit nga Evropa që morën pjesë në paradë.

Dodik ka deklaruar disa herë se nuk do të lejojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa ministrat nga SNSD-ja e tij në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës bllokojnë vendimet me qëllim që të pengojnë sanksionet, të cilave Bosnje e Hercegovina iu bashkua për t’u harmonizuar edhe me politikën e Bashkimit Evropian ndaj Moskës.

You Might Also Like

Japonia heq pjesërisht sanksionet ndaj Sirisë, sinjal mbështetjeje për qeverinë e al-Sharaa

Sekretari Rutte: NATO do të forcojë mbrojtjen kundër dronëve me kosto më të ulët

Forumi Nishan shqyrton se si urtësia e lashtë mund t’u përgjigjet sfidave moderne

Lufta në Iran i ka kushtuar konsumatorëve të energjisë në BE mbi 100 miliardë euro

NATO: Rusia nuk po arrin të ndalë mbështetjen për Ukrainën – Estonia e akuzon Moskën për sabotazh

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie
Next Article Japonia heq pjesërisht sanksionet ndaj Sirisë, sinjal mbështetjeje për qeverinë e al-Sharaa
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?