By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dogana e Shqipërisë: Tre zyrtarët e VLEN-it mund të kalonin lirshëm, por kanë preferuar të kthehen dhe mos kalojnë kufirin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dogana e Shqipërisë: Tre zyrtarët e VLEN-it mund të kalonin lirshëm, por kanë preferuar të kthehen dhe mos kalojnë kufirin
Maqedoni

Dogana e Shqipërisë: Tre zyrtarët e VLEN-it mund të kalonin lirshëm, por kanë preferuar të kthehen dhe mos kalojnë kufirin

admin
Last updated: 09/07/2026 14:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, pretenduan se dje janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

Burime nga pika kufitare e Qafë-Thanës nga pala shqiptare bënë me dije për Euronews Albania se nuk ka pasur asnjë incident apo ndalim për të hyrë drejt tokës shqiptare për tre zyrtarët nga Maqedonia e Veriut.

Zyrtarët e kufirit dhe migracionit në juglindje të Shqipërisë shtojnë se të tre zyrtarët kanë qenë duke udhëtuar me një shtetas të katërt, i cili paraqiste probleme me pasaportën dhe nuk mund të hynte drejt Republikës së Shqipërisë.

“Të tre zyrtarët e tjerë mund të kalonin lirshëm por kanë preferuar të kthehen dhe mos kalojnë kufirin”, thuhet në reagim.
Pas publikimit të informacionit, reagoi partia VLEN prej ku kërkuan sqarime nga shteti shqiptar.
Qoku, Azizi dhe Murtezani përballen me ndalesë për hyrje në Shqipëri

Sipas informacioneve të komunikuara jozyrtarisht nga policia kufitare, ndaj tyre paska një ndalesë hyrjeje. Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur. VLEN kërkon nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të informojnë opinionin publik nëse ekziston vërtet një masë e tillë”.

“Nëse po, kush e ka marrë këtë vendim, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për një veprim të tillë ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve institucionalë. Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që lënë vend për dyshime”, thanë nga VLEN.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Barcelona kërkon një kredi prej 210 milionë eurosh për të financuar blerjet e verës
Next Article Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?