By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dogana ka parandaluar përpjekjen për kontrabandë të cigareve, verës, pajisjeve të TI, pjesë të automobilave, dhe janë sekuestruar 30 mijë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Dogana ka parandaluar përpjekjen për kontrabandë të cigareve, verës, pajisjeve të TI, pjesë të automobilave, dhe janë sekuestruar 30 mijë euro
Kronika

Dogana ka parandaluar përpjekjen për kontrabandë të cigareve, verës, pajisjeve të TI, pjesë të automobilave, dhe janë sekuestruar 30 mijë euro

admin
Last updated: 03/06/2025 13:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Drejtoria Doganore dhe ekipet mobile të doganës gjatë javës së kaluar parandaluan përpjekje për kontrabandë të cigareve, verës, pajisjeve të TI, pjesë të automobilave, ndërsa në një rast u sekuestruan 30 mijë euro, njoftoi sot Drejtoria Doganore. U parandalua po ashtu edhe hyrja e paligjshme e migrantëve.

Doganierët në pikën kufitare të Bogorodicës në një cisternë gjetën 49 paketa cigare dhe 300 gram duhan për duhanpirës, të fshehura në tubin e gomës dhe në tubin e pjesës së poshtme të cisternës.

“Shoferi i automjetit të ngarkuar – cisternë, për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë të paketimeve të cigareve, i ka lidhur me tel duke i fshehur nëpër tubat e cisternës, me qëllim që të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 81 mijë denarë. Kundër tij ka filluar procedura përkatëse, ndërsa pakot e cigareve dhe duhani janë sekuestruar”.

Në një rast tjetër në pikën kufitare Bogorodicë, Shërbimi i skanerëve mobil, gjatë skanimit të një automjeti të ngarkuar – cisternë, ka zbuluar 6 pako cigare të fshehura në kabinë, thuhet në njoftim.

U sekuestruan gjithashtu edhe 30 mijë euro që një udhëtar po përpiqej t’i kalonte në mënyrë të paligjshme përmes pikës kufitare të Bogorodicës. Nga Dogana sqarojnë se bëhet fjalë për një shtetas serb që po transportonte 40 mijë euro dhe për të cilat shoferi nuk kishte një dokument që të dëshmonte regjistrimin e mjeteve paguese në hyrje të shtetit. Sipas ligjit, udhëtarit iu kthyen 10 mijë euro, shumën që shtetasit jo rezidentë mund ta nxjerrin lirshëm nga shteti, ndërsa 30 mijë euro të tjera u sekuestruan.

Shërbimi i skanerëve mobilë parandaloi gjithashtu një përpjekje për hyrje të paligjshme të katër migrantëve, shtetas të Egjiptit. Migrantët u gjetën në hapësirën e paletave të një kamioni me targa greke, gjatë hyrjes në shtet, në pikën kufitare të Bogorodicës. Rasti u dorëzua për procedurë të mëtejshme tek shërbimet policore të pikës kufitare.

- Advertisement -
Ad imageAd image

U parandalua përpjekja për kontrabandë të 540 shishe vere të fshehura në një autobus, të regjistruar për hyrje në shtet në pikën kufitare të Bllacës.

Gjatë kontrollit të automjetit i drejtuar nga një shtetas shqiptar, i raportuar për hyrje në shtet në pikën kufitare Mexhitlija, janë gjetur 143 pajisje rezervë për automjete dhe 24 litra vaj motorik.

You Might Also Like

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Ndalohen dy persona nga Negotina, kapen duke transportuar emigrantë nga Egjipti dhe Iraku

Gostivar – Babë e bir thirren në polici pas denoncimit për sulm ndaj familjarit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Visar Ganiu: 14 vendime të reja pune në arsim u ndanë sot për mësimdhënësit e katër shkollave fillore në Çair: “Jashar Bej Shkupi”, “Tefejjüz”, “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina
Next Article Toshkovski për ngjarjet me Arsovskën: Ajo që po sheh publiku maqedonas është një cirk dhe një paradë para zgjedhjeve lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?