By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dogana parandaloi një zingjir ndërkombëtar të tregtisë ilegale me substanca anabolike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dogana parandaloi një zingjir ndërkombëtar të tregtisë ilegale me substanca anabolike
Maqedoni

Dogana parandaloi një zingjir ndërkombëtar të tregtisë ilegale me substanca anabolike

admin
Last updated: 13/08/2024 18:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Aeroportet legale aktualisht janë shënjestër e kriminelëve dhe synimi i tyre është që substancat e dopingut të arrijnë në aeroportin e synuar, në këtë rast në aeroportin tonë, dhe pastaj ta shpërndajnë në tregje të ndryshme, tha sot drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski pasi njoftoi se janë konfiskuar 192 kilogramë steroidë anabolikë që kushtojnë 5,5 milionë denarë.

Drejtoria e doganave, siç theksoi Nikollovski, parandaloi kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar me ligj.

Sipas tij, bëhet fjalë për prodhues nga India, me një të kaluar të ngjeshur kriminale, i cili donte ta shpërndante mallin në një treg fiktiv duke fluturuar nga Singapori – Stamboll dhe më pas Stamboll – Shkup, d.m.th. destinacioni përfundimtar është Republika Çeke, ku produkte të tilla janë gjithashtu rreptësisht të ndaluara. Hetimet e nisura nga Drejtoria e Doganave për shkak të dyshimeve, kanë konstatuar se të dhënat për kompaninë çeke janë të rreme, gjegjësisht se nuk ka bërë porosi për këtë lloj produkti. Në të njëjtën kohë, u krye një test spektrometri, i cili tregoi se bëhej fjalë për steroid anabolikë. Në bashkëpunim me prokurorin publik është kryer analiza mjekoligjore nga MPB-ja, ku është vërtetuar se bëhet fjalë për steroide anabolike.

“Janë sekuestruar 32 kuti me 192 kilogramë steroidë anabolikë në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kundër autorëve është ngritur kallëzim penal. Bëhet fjalë për Oxanaboilic dhe Metanabol për përdorim oral, si dhe Testec, Testen dhe Sustamix për injeksion. Për rastin në fjalë, Agjencia Botërore Anti-Doping pranoi se Dogana e Maqedonisë gjurmoi një zinxhir ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme të substancave të tilla, që paraqet një trend modern të substancave stimuluese të ndaluara që shkaktojnë varësi. Me këtë konfiskim, Maqedonia aktualisht është në top tre vendet e para në nivel botëror në listën e Agjencisë Botërore Anti-Doping për konfiskim të substancave të ndaluara”, deklaroi drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski në një konferencë për media ku informoi në lidhje me rastin.

Në bashkëpunim me prokurorin publik është kryer analiza mjekoligjore nga MPB-ja, ku është vërtetuar se bëhet fjalë për steroide anabolike. Njëkohësisht, nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore – MALMED dhe Agjencia Kombëtare Anti-Doping në kuadër të Agjencisë Botërore Antidoping dhe Ministrisë së Sportit është marrë përgjigje se steroidet anabolike janë rreptësisht të ndaluara sipas ligjit.

“Sipas provave të marra, kundër autorit është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike”, informoi drejtori Nikollovski, ndërsa falënderoi Agjencinë Botërore Anti-Doping për bashkëpunimin në këtë rast, Ministrinë e Sportit dhe veçanërisht doganierët.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përderisa gjyqësori gëzon dy për qind besim, nuk do të heq dorë nga reformat në drejtësi, thotë Mickoski
Next Article Disa fshatra të Shkupit nesër pa rrymë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?