By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dolly Parton shfaqet për herë të parë në publik pasi zbuloi problemet shëndetësore dhe anuloi koncertet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Dolly Parton shfaqet për herë të parë në publik pasi zbuloi problemet shëndetësore dhe anuloi koncertet
Showbizz

Dolly Parton shfaqet për herë të parë në publik pasi zbuloi problemet shëndetësore dhe anuloi koncertet

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 15:31
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Dolly Parton bëri një rikthim surprizë në qendër të vëmendjes të mërkurën, teksa prezantoi sipërmarrjen e saj më të re në Tennessee, vetëm disa javë pasi kishte folur për problemet e fundit shëndetësore.

Ikona e muzikës country, 80 vjeçe, u shfaq plot buzëqeshje gjatë inaugurimit zyrtar të Dolly’s Tennessean Travel Stop në Cornersville, ku përshëndeti fansat e veshur me një kostum elegant me thekë.

Më pas, ajo u ngjit në skenë për të mirëpritur të pranishmit dhe për të ndarë vizionin e saj për ndalesën e re të udhëtimit.

“Dyert janë tashmë të hapura dhe nuk mund të isha më krenare. Pavarësisht nëse po transportoni mallra, po udhëtoni me familjen apo thjesht po kaloni këtej, ne e ndërtuam këtë vend për ju”, tha Parton.

Ajo nuk la pa bërë edhe një shaka ndaj zinxhirit rival të ndalesave për udhëtarë, Buc-ee’s, duke thënë me humor: “Jam e sigurt se disa prej jush duan ta dinë pse vendosa të hap një ndalesë për kamionë. Epo, nuk mund t’ua lija kastorëve.”

Kjo paraqitje energjike ishte një nga daljet e para publike të Parton, pasi u detyrua të anulonte rezidencën e planifikuar në Las Vegas në muajin maj, pasi më herët e kishte shtyrë atë në shtator për shkak të disa “sfidave shëndetësore”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për legjendën e muzikës country, e cila humbi bashkëshortin e saj, Carl Thomas Dean. Ai ndërroi jetë në vitin 2025, në moshën 82-vjeçare.

Gjatë këtij viti, Parton ka mbajtur një profil relativisht të ulët publik, duke munguar edhe në koncertin e organizuar me rastin e ditëlindjes së saj në Grand Ole Opry në janar.

You Might Also Like

Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare

Datë historike, Xhuli tregon se emrat e fëmijëve do t’i zbulojë më 28 nëntor

Eman Rrahmani ia përmend Armend Balokut rolin e tij në serialin “Fara e Flliqt”: Edhe emrin e aktivitetit e ke pasur të tillë

“Po ma përmendin kryqin, Nënë Terezën dhe fenë katolike”, Eriku me akuza për diskriminim fetar në Big Brother VIP Kosova

Jennifer Lopez zbulon çfarë i tha terapisti i saj pas divorcit nga Affleck: Më duhej pak kohë ta kuptoja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paskal Milo: Sfidat globale kërkojnë bashkëpunim, jo veprime të njëanshme
Next Article Aksiden trafiku në Shkup, lëndohet një person
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?