By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Donacion nga BE-ja dhe UNDP për policinë kufitare dhe kriminalistike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Donacion nga BE-ja dhe UNDP për policinë kufitare dhe kriminalistike
Maqedoni

Donacion nga BE-ja dhe UNDP për policinë kufitare dhe kriminalistike

admin
Last updated: 27/01/2025 18:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot është kryer pranim-dorëzimi i pajisjeve për luftimin e posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe tregtisë së paligjshme me armë të vogla dhe të lehta. Pajisja, siç kumtoi MPB-ja, do të përdoret në departamenet për polici kufitare dhe kriminalistike.

Pajisja është dhuruar në kuadër të projektit “Mbështetje për përforcimin e luftës kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe tregtisë me armë të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor” nga UNDP-ja dhe Bashkimi Evropian, ndërsa e realizuar përmes Agjencisë për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta në Evropën juglindore dhe lindore (SEESAK). Vlera e përgjithshme e pajisjes është 662.532,10 dollarë amerikanë.

„Donacioni në fjalë që mbështetet nga BE dhe UNDP, ndërsa realizohet përmes SEESAK do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin tonë në përballjen me kërcënimet e armëve të vogla dhe të lehta, para së gjithash të njësiteve organizative për të cilat kjo pajisje dedikohet, gjegjësisht Departamentit për polici kriminalistike dhe Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, por edhe ministrisë në tërësi. Pajisja që pranuam sot nuk përbën vetëm sende, kompjuterë, dronë dhe pajisje tjera ndihmëse teknologjike, por e njëjta paraqet nxitje për ne si institucion që vazhdimisht dhe përditë të zhvillojmë strategji dhe të bëjmë përpjekje në parndalimin e shpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. Ky projekt paraqet edhe një mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë të SEESAK-ut, UNDP-së dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian. “, theksoi ministri Toshkovski në ngjarjen e sotme.

Sipas ministrit Toshkovski, ky donacion është një më tej në partneritetin dhe bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet BE-së dhe MPB-së. Pajisjet e duhura teknologjike janë shumë të rëndësishme për efikasitetin e policisë, si dhe për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare.

“Jemi të kënaqur me angazhimin politik të treguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut me miratimin e Udhërrëfyesit të dytë për një zgjidhje të qëndrueshme për të luftuar tregtinë me armë në Ballkanin Perëndimor. BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje në të gjitha aspektet e nevojshme!, theksoi ambasadori i Delegacionit të BE-së, Mihalis Rokas.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Armen Grigorjan theksoi qëllimet më të gjera të nismës: „Ky donacion është pjesë e nismës sonë më të gjerë për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për paqe dhe siguri. UNDP-ja qëndron e përkushtuar në mbështetjen e zbatimit të aktiviteteve që synojnë forcimin e kapaciteteve të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për të kryer veprime parandaluese dhe represive të nevojshme për të identifikuar dhe parandaluar me sukses keqpërdorimin dhe trafikimin me armë të zjarrit, municione dhe eksplozivë nga dhe përmes Maqedonisë së Veriut”, tha Grigorjan.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Promovohet teksti i integruar në gjuhën maqedonase “Gjinekologjia dhe obstetrikë”
Next Article Janevska: As filozofia, as logjika nuk janë hequr nga koncepti i reformës së arsimit të mesëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?