By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dragashi formon Grup Punues për vlerësimin e ndikimit buxhetor të Kontratës Kolektive për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dragashi formon Grup Punues për vlerësimin e ndikimit buxhetor të Kontratës Kolektive për vitin 2025
Maqedoni

Dragashi formon Grup Punues për vlerësimin e ndikimit buxhetor të Kontratës Kolektive për vitin 2025

admin
Last updated: 27/02/2025 09:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komuna e Dragashit ka marrë vendim për krijimin e Grupit Punues që do ta analizojë ndikimin financiar dhe buxhetor të Kontratës Kolektive për vitin fiskal 2025.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit komunal, bazuar në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Sipas njoftimit, Qeveria Komunale ka mbajtur mbledhjen e radhës për të diskutuar për vlerësimin financiar të Kontratës Kolektive për vitin 2025, pastaj për caktimin e detyrave për përgatitjen e projekteve kapitale për vitin 2025 dhe eventuale.

“Në pikën e parë të rendit të ditës, bazuar në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe rëndësinë e implikimit financiar të Kontratës Kolektive në Buxhetin e Komunës, u mor vendim që të krijohet Grupi Punues, i cili deri në fund të këtij muaji, do ta bëjë vlerësimin financiar dhe të implikimeve buxhetore që mund të ketë Kontrata Kolektive për vitin fiskal 2025”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit, raporton Telegrafi.

Ndërkaq në pikën e dytë është shqyrtuar lista e investimeve kapitale për vitin 2025, si dhe janë caktuar detyrat dhe përgjegjësitë për zyrtarët që do të merren me përgatitjen e këtyre projekteve kapitale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ditë më parë, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë financiare të komunave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar kolapsin financiar dhe bllokimin e projekteve kapitale për vitin 2025.

Sipas AKK-së, komunat rrezikojnë mbylljen e xhirollogarive bankare dhe mungesën e fondeve për investime kapitale, si pasojë e detyrimeve financiare të grumbulluara nga zbatimi i kontratave kolektive.

Ndërsa Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ende pa përfunduar muaji shkurt, janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar për kontratën kolektive.

Sipas tij, shuma e kërkuar për përmbarim është 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë janë për borxhin ndaj përfituesve, kurse 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama i përmendi emrin 21 herë, Afrim Krasniqi i përgjigjet: Shqipëria ka zyrtarë të papërgjegjshëm
Next Article Dalin imazhet e para të serisë së shumëpritur Lucky, Anya Taylor Joy luan rolin kryesor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?