By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së
Maqedoni

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së

admin
Last updated: 08/10/2024 12:13
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor –  Drejtori i ShA MEPSO, Burim Latifi, përmes një reagimi ka demantuar akuzat e BDI-së në lidhje me blerjen e luleve në vlerë prej 15.000 eurove.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e drejtorit të MEPSO-s.

Në interes të informimit objektiv të opinionit, po e elaboroj situatën aktuale me furnizimin e rregullimit hortikulturor në ShA MEPSO, e cila u bë pjesë e ngjarjeve ditore politike.

Së pari, prokurimin e famshëm të hortikulturës e ka bërë menaxhmenti i mëparshëm i përbërë nga njerëzit e BDI-së dhe Zijadin Selës.
Së dyti, konstatimin për nevojën e një furnizimi të tillë në SHA MEPSO e ka nënshkruar ish-ministri i BDI-së, Bilen Saliji, në cilësinë e anëtarit të bordit të drejtorëve të SHA MEPSO.

Së treti, përzgjedhja e kompanisë fituese në procedurën e furnizimit publik për regullim hortikulturor është bërë nga drejtori i mëparshëm i SHA MEPSO, Zudi Koka, i emëruar nga Fronti Evropian.

Së katërti, të ballafaquar me situatën e mospasjes së asnjë mundësie dhe baze ligjore për anulim të procedurës për furnizim në këtë fazë finale, kontrata u nënshkrua për t’i ikur mundësisë për padi dhe proces gjyqsor nga kompania fituese e përzgjedhur nga menaxhmenti i kaluar i SHA MEPSO.

Së pesti, bëhet fjalë për një kontratë kornizë, e cila mund të ketë implikime financiare vetëm në rast se bëhet porosi. SHA MEPSO deri tani nuk ka shpenzuar asnjë cent për këtë furnizim publik.

Së gjashti, as në të ardhmen nuk do të bëjmë shpenzime të panevojshme për SHA MEPSO.

Për ta bërë më të qartë për ju, do të përpiqem të përshkruaj më hollësisht se për çfarë bëhet fjalë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Furnizimi publik i famshëm i regullimit hortikulturor, daton si procedurë shumë më herët sesa unë të vija si udhëheqës i institucionit, kur ish-ministri i BDI-së në cilësinë e anëtarit të bordit drejtues të SHA MEPSO, Bilen Saliji ka nënshkruar kërkesën për nevojën e regullimit hortikulturor, lexo: luleve. Më poshtë mund ta shihni edhe dokumentin!

Më tutje, duhet ta informoj opinionin e gjërë se ish drejtori i SHA MEPSO Zudi Koka nga koalicioni Fronti Evropian ka nënshkruar vendimin për përzgjedhjen e kompanisë fituese të furnizimit publik të regullimit hortikulturor. Ende pa ardhur unë në detyrë. Bashkangjitur mund ta shihni edhe dokumentin!

Duke u ballafaquar me këtë situatë, ku të gjitha afatet për anulim të furnizimit dhe ankesa kishin kaluar pa ardhur ne në detyrë, ne si menaxhment i ri, ishim të vendosur para aktit të kryer, ose ta zbatojme proceduren deri nelë fund, ose të rrezikojmë të paditemi nga kompania fituese e përzgjedhur nga vet drejtori i mëparshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dua të potencoj, se duke qenë marrëveshje kornize, dmth asgjë nuk paguhet para kohe, por vetëm pasiqë potencialisht të porositet ndonjë produkt, e kemi nënshkruar lëndën për t’i ikur padisë, me bindjen e fuqishme se asnjë denarë nga ky furnizim nuk do të harxhohet e paguhet, sepse VLERSOJMË SE JANË SHPENZIME TË PANEVOJSHME!

Dmth, të gjitha informacionet për gjoja se kaq apo aq denarë janë harxhuar, janë vetëm FAKE NEWS.

Për më tepër, në mënyrën më transparente, ftoj opinionin e gjërë ta ndjek nesë për 11 muaj sa zgjat kontrata, a do të harxhohet edhe një cent në këtë drejtim, duke dhënë fjalë publike se ajo nuk do të ndodhë.

Herën e ardhshme, është mirë të lexojnë, të analizojnë para se të dalin para kamerave e të bëhen turpi dynjasë!

Ashtu siç u tha edhe në reagim, e garantojmë opinionin se asnjë cent nga ai furnizim nuk do të shfrytëzohet!

Mbetemi të vendosur që ne do të bëjmë NDRYSHIMIN dhd jo vetëm NDËRRIMIN e disa personave.
Miqësisht,

Doc. Dr. Burim Latifi

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kate Winslet fiton çmimin “Golden Icon” në Festivalin e Filmit në Cyrih
Next Article Premtimet për rishikimin e rasteve “Monstra” dhe “Alfa”, shpresë për shqiptarët!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?