By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drenusha Latifi: Seksi është pjesë e jetës, të gjithë e bëjmë dhe nuk është turp – shqetësuese është shpërndarja e videove intime të njerëzve pa pëlqimin e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Drenusha Latifi: Seksi është pjesë e jetës, të gjithë e bëjmë dhe nuk është turp – shqetësuese është shpërndarja e videove intime të njerëzve pa pëlqimin e tyre
Showbizz

Drenusha Latifi: Seksi është pjesë e jetës, të gjithë e bëjmë dhe nuk është turp – shqetësuese është shpërndarja e videove intime të njerëzve pa pëlqimin e tyre

admin
Last updated: 02/10/2026 12:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka reaguar lidhur me videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke dënuar publikimin dhe shpërndarjen e tyre pa pëlqimin e personave të përfshirë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Latifi ka theksuar se jeta seksuale është pjesë e jetës së njerëzve dhe nuk duhet të shndërrohet në objekt turpërimi.

“Seksi është pjesë e jetës. Të gjithë e bëjmë dhe nuk është turp. Ajo që është shqetësuese është ekspozimi dhe shpërndarja e videove intime të njerëzve pa pëlqimin e tyre”, ka shkruar ajo.

Latifi ka nënvizuar se cenimi i privatësisë nuk duhet të lidhet me gjininë e personave të përfshirë, duke theksuar se askush nuk meriton të poshtërohet apo të trajtohet si material për konsum publik.

Ajo ka kritikuar gjithashtu edhe rastet kur materiale të tilla paralajmërohen paraprakisht në rrjetet sociale, duke nxitur kureshtjen e publikut dhe, rrjedhimisht, shpërndarjen e tyre.

“Mos i kërkoni. Mos i shpërndani. Respektoni privatësinë. Seksi nuk është turp. Shkelja e intimitetit të dikujt është”, ka përfunduar Latifi reagimin e saj të parë.

Pas këtij postimi, këngëtarja është rikthyer me një tjetër reagim, pasi ka lexuar disa prej komenteve të bëra nga ndjekësit e saj.

Latifi ka thënë se është shqetësuar veçanërisht nga mënyra se si në komentet online fajësohen dhe poshtërohen gratë që shfaqen në materiale intime, duke e zhvendosur vëmendjen nga cenimi i privatësisë te jeta e tyre seksuale.

“Pas statusit që bëra mbrëmë, hyra dhe lexova komentet e disa burrave dhe sinqerisht u neverita. Jo pse disa gra kanë zgjedhje apo preferenca seksuale që mund të mos më interesojnë fare. Jeta seksuale e tyre nuk më intereson aspak”, ka shkruar ajo.

Sipas Latifit, shqetësimi qëndron te fakti se pas publikimit të një videoje intime, personat që e shpërndajnë dhe komentojnë atë shpesh përqendrohen te gjykimi dhe seksualizimi i grave që shfaqen në të.

“Ajo që më shqetëson është mënyra si këto gra poshtërohen: një gazetar burrë zgjedh të publikojë e të shpërndajë video intime, pastaj vijnë burrat në komente, i seksualizojnë, i ofendojnë dhe fillojnë të shpikin se ‘e kanë bërë për famë’, ‘për para’ apo ‘për diçka tjetër’”, ka shkruar Latifi.

Ajo ka kritikuar atë që e sheh si një standard të dyfishtë, ku publikimi dhe shpërndarja e materialeve bëhet nga persona të tjerë, ndërsa në fund barra e turpit dhe gjykimit bie mbi gruan.

“Pra, videoja shpërndahet nga burra, mbahet si material nga burra, komentohet nga burra… dhe në fund gruaja bëhet fajtore dhe turpërohet. Ky është mentaliteti që më neverit”, është shprehur ajo.

Në përmbyllje të reagimit të saj, Latifi ka përsëritur mesazhin se problemi nuk qëndron te jeta intime e personave, por te cenimi i privatësisë së tyre dhe ekspozimi pa pëlqim.

“Seksi nuk është turp. Poshtërimi, shfrytëzimi i privatësisë dhe ekspozimi i dikujt pa pëlqim janë problemi”, ka përfunduar këngëtarja.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të dy koncertet e Kanye West me biletat e shitura në Rusi anulohen, simboli nazist dhe polemikat ndikuan në vendim
Next Article Donna Dafi sjell videoklipin e ri “Good Morning”, himnin që zgjon fuqinë e çdo gruaje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?