By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Durmish: Analizat fillestare tregojnë se çmimet e shportës së vjeshtës janë zvogëluar në mesatare prej 5 deri në 10 për qind
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Durmish: Analizat fillestare tregojnë se çmimet e shportës së vjeshtës janë zvogëluar në mesatare prej 5 deri në 10 për qind
Maqedoni

Durmish: Analizat fillestare tregojnë se çmimet e shportës së vjeshtës janë zvogëluar në mesatare prej 5 deri në 10 për qind

admin
Last updated: 08/10/2024 11:02
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Ministria e Ekonomisë dhe Punës në 100 ditët e kaluara ka qenë e dedikuar në mbështetjen e bizneseve dhe amvisërive, si dhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor të qyetarëve, porositi sot ministri dikasterial Besar Durmishi dhe shtoi se nga fillimi mandatit të tij vazhdimisht merrejn vendime për mbështetje të biznesit dhe të qytetarëve.

“Kemi punuar me përkushtim këto 100 ditë në interes përmirësimit të klimës afariste për kompanitë dhe për uljen e shpenzimeve për qytetarët. Në kushtet e rritjes së çmimeve të ushqimeve, për të plotësuar nevojat e qytetarëve, e nisëm aksionin “Më pak shpenzime – më shumë për ju”. Së pari, ne reduktuam marzhet e shitjes me shumicë dhe pakicë për pajisjet shkollore, me çka janë ulur shpenzimet për familjet, sidomos për ata që kanë nxënës. Më pas, për t’u përballur me qytetarët, shpallëm shportën konsumatore të vjeshtës dhe kufizuam marzhet në 10 për qind si në tregtinë me shumicë ashtu edhe në pakicë të 73 produkteve ushqimore bazë”, tha Durmishi në një konferencë për shtyp në Qeveri.

Kjo masë, shtoi ai, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme si shportë për Krishtlindje, shportë për Ramazan, shportë për Pashkë.

“Analizat fillestare nga terreni tregojnë se çmimet e produkteve nga shporta e vjeshtës janë ulur në mesatare nga 5 deri në 10 për qind, me ç’rast për disa produkte ulja e çmimit është më e vogël, ose aspak, si për bukën, vajin e gatimitt dhe qumështin, ndërsa te produktet e tjera është dukshëm më i lartë si mishi, perimet, djathi dhe kaçkavali. Pritet që ulja e çmimeve të jetë edhe më e madhe, duke pasur parasysh uljen e çmimeve në tregtinë me shumicë, e cila ende nuk ka ndodhur në dërgesat e ardhshme, kur produktet të dorëzohen në markete”, theksoi Durmishi.

Me këtë, siç tha ai, një familje prej katër anëtarësh do të kursente nga 690 denarë në 1.360 denarë në nivel mujor, varësisht nga mënyra e të ushqyerit, si dhe nga zgjedhja e marketeve ku blihen produktet.

“Ka hyrë në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare, me të cilin kufizohen zbritjet dhe shpenzimet shtesë për mbi 2.500 produkte ushqimore, nga kush presim ulje të mëtejshme të çmimeve të ushqimeve deri në fund të këtij muaji”, thekson Durmishi.

Përkujtoi se në sferën e mbështetjes së turizmit janë ndarë 1.777 kupona turistikë në vlerë prej 32 milionë denarëve për punëtorët me të ardhura të ulëta që të mund të pushojnë në disa nga qendrat turistike vendore. Në fushën e biznesit, shtoi ai, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka ofruar mbështetje financiare për kompanitë vendore në vlerë prej mbi 120 milionë denarë.

“Përmes programit për mbështetje të konkurrencës së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë sociale për vitin 2024, në vlerë prej 32 milionë denarëve, janë shpallur tri thirrje publike. Nga Programi për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024 janë siguruar 80 milionë denarë për përkrahje të biznesit dhe janë publikuar pesë thirrje publike”, sqaroi Durmishi dhe shtoi se deri më tani kanë arritur 257 aplikime nga të gjitha thirrjet publike, edhe pse një pjesë e tyre janë ende në proces.

Ai theksoi se po punohet edhe në përmirësimin e kushteve të investitorëve të huaj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës dorëzoi lejen e përdorimit për fabrikën e kompanisë gjermane KIEL në zonën industriale në Tetovë. Një investim që do të hapë mbi 300 vende pune në rajonin e Pollogut. Jemi duke punuar në ndryshimin e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, i cili do të përmirësojë kushtet e punës si të investitorëve vendas ashtu edhe të huaj. Të gjitha vendimet dhe masat i marrim në konsultim me sektorin e biznesit dhe sindikatat”, tha Durmishi.

Për një kohë shumë të shkurtër ai pret ta mbajë seancën e parë të Këshillit ekonomik social, ku do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura si nga punëdhënësit ashtu edhe nga sindikatat për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. 

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gonxhja: Investimet e huaja direkte, 749 milionë euro në fund të qershorit
Next Article Zelensky bën thirrje për më shumë armë përpara takimit në Ramstein

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?