By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Durmishi: 250 milionë euro për zhvillim të kompanive vendase, shifër historike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Durmishi: 250 milionë euro për zhvillim të kompanive vendase, shifër historike
Maqedoni

Durmishi: 250 milionë euro për zhvillim të kompanive vendase, shifër historike

admin
Last updated: 28/01/2025 19:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 janar – Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendim me të cilin vihen në dispozicion për ekonominë 250 milionë euro për investime dhe zhvillim të kompanive vendase.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se kjo shumë historikisht më e madhe deri më tani vihet drejtpërdrejt në dispozicion të ekonomisë dhe paraqet vendimin e parë me një shumë të tillë që shteti ka siguruar për ekonominë, kompanitë dhe firmat vendase.

Durmishi tha se këto mjete kompanitë do të mund të përdorin me norma interesi super të ulëta, për kushtet e sotme të tregut.

“Këto mjete janë nga linja kreditore hungareze, ndërsa metodologjia sipas së cilës këto mjete do të jenë të disponueshme për kompanitë do të zhvillohet përmes Ministrisë së Financave e cila, me qëllim krijimin e linjës kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private, ka miratuar një hua pa interes për Bankën për Zhvillim në shumë prej 250.000.000 euro.

Banka për Zhvillim do t’i vërë në dispozicion bankave pjesëmarrëse këto mjete përmes një Marrëveshjeje Kornizë për Pjesëmarrje, me qëllim financimin e investimeve dhe zhvillimin e subjekteve tregtare private të regjistruara në Regjistrin Tregtar. Afati maksimal është ai që u përmend, deri në 15 vite, duke përfshirë një grejs periudhë deri në 3 vite për bankat pjesëmarrëse. Data përfundimtare është 15 vite nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Huamarrjes”, tha ministri i Ekonomisë Besar Durmishi.

“Bankat do të miratojnë kreditë për përfituesit përfundimtarë, ku mjetet mund të përdoren për: Investime në asete fikse. Përfituesi përfundimtar është i detyruar të kontribuojë me minimum 20% të vlerës së investimit. Norma e interesit vjetor mbetet 1.95%, siç është tashmë e njohur për opinionin vendor, pa tarifa shtesë për miratim, menaxhim apo shlyerje të parakohshme të kredisë. Shuma maksimale e kredisë do të jetë deri në 10 milionë euro në kundërvlerë denarësh”, shtoi Durmishi.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hekurudha bllokon rrugët, banorë protestojnë, ndërhynë Policia
Next Article Strumica proteston, ajri i ndotur ngre në këmbë qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?