By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy fjalë pas skandalit diplomatik!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dy fjalë pas skandalit diplomatik!
MaqedoniOpinioneTOP LAJM

Dy fjalë pas skandalit diplomatik!

admin
Last updated: 05/08/2024 10:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkruan: Florim Zeqa 05.08.2024

Vite më parë u nisa nga Aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës për në Aeroportin “Valerio Catulio” në Verona (Itali). Në bordin e aeroplanit ishte edhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, ish president i Kosovës dhe zv. Kryeministër i Republikës së Kosovës, tani deputet dhe kryetari i AKR-së së bashku me profesorin Ibrahim Gashi.

Kontroll i zakonshëm për ish presidentin

Ditëve të fundit u çua shumë pluhur për asgjë për skandalin e shkaktuar nga presidentja mendjelehtë e Kosovës, e cila nuk deshti t’i nënshtrohet kontrollit të rregullt kufitar që i nënshtrohet çdo person fizik pavarësisht pozicionit politik apo besimit fetar!

Kur janë në pyetje kontrollet kufitare mes shteteve sovrane askush nuk mund t’i ikë dhe as ta arsyetojë shmangien e kontrollit dhe doganimit kufitar të gjërave personale!

“Heroizmi” i presidentes së Kosovës u bë top-lajm i mediumeve televizive vendore dhe atyre elektronike, sikur presidentja e shtetit tonë të ishte supërfuqi botërore!

Kur e krahasoj legjitimitetin që kishte asokohe ish presidenti Behgjet Pacolli në kohën kur iu nënshtrua kontrollit normal kufitar sikurse të gjithë pasagjerët e aeroplanit në aeroportin e Verona-s, Vjosa Osmani nuk e ka autoritetin e Behgjet Pacollit në shtetin maqedon!

Pse gjithë kjo zhurmë për asgjë!?

Sepse autoritetet kufitare maqedonase nuk e tajtuan “zonjen dardane” si presidente të Kosovës!

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sepse legjitimimin dhe kontrollin kufitar presidentja jonë i kuptoj si maltretim dhe keqtrajtim!

Sepse presidentja jonë është mësuar të pritet me buzëqeshje dhe admirim në pikat kufitare!

Problemi qëndron tek liderët tonë shtetëror të cilët tashmë janë mësuar që me skandale dhe spektakle televizive t’ia ngrisin autoritetin vetes!

- Advertisement -
Ad imageAd image

Jo nuk ngritet imazhi personal me telenovela nëpër aeroporte ndërkombëtare, përkundrazi e ulë atë në minimum!

Nuk është e vërtetë ajo që e thekson Presidenca e Kosovës se krerët e shtetit janë të mbrojtur me privilegje dhe imunitete diplomatike gjatë udhëtimeve jasht vendit!

A mendon presidentja e shtetit për qytetarët e saj që maltretohen çdo ditë nëpër pikat kufitare me pritje të gjata në këtë vapë të madhe!?

Sigurisht që jo, madje nuk i bëjnë përshtypje as imazhet televizive të pritjeve të gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare!

Skandali diplomatik në Shkup duhet t’iu shërbejë të gjithë politikanëve të vendit tonë, se pavarësisht pozicioneve politike dhe partiake, pavarësisht pasaportave normale apo diplomatike, nuk mund t’iu ikin kontrolleve rutinore në pikat kufitare.

Pas skandalit diplomatik në aeroportin e Shkupit më askush më askush nuk do t’i merr më seriozisht politikanët kosovar në pikat rajonale dhe ato ndërkombëtare kufitare!

Siq duket, presidentja e shtetit tonë ka menduar se në pikat kufitare jo vetëm që nuk do të legjitimohet dhe kontrollohet fare, do të pritet me nderime të larta nga punonjësit kufitar ashtu siq pritet nga tifozeria e saj në Kosovë! Shpresojmë që presidentja t’i ketë nxjerrur mësime nga ajo që i ndodhi në aeroportin e Shkupit, në të kundërtën mund ta presin zhgënjime akoma më të mëdha.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article YouTuberi hap restorant të rremë japonez si shaka, habitet nga numri i madh i klientëve që e vizitojnë atë
Next Article Nga sot në Shkup pikë humanitare për familjet e prekura nga zjarret

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?