Të martën dy gra kanë njoftuar se janë ngacmuar seksualisht nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
