By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy vjet jashtë futbollit shkaku i dopingut, Mudryk me akuza të rënda: Kombëtarja e Ukrainës është përgjegjëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Dy vjet jashtë futbollit shkaku i dopingut, Mudryk me akuza të rënda: Kombëtarja e Ukrainës është përgjegjëse
Sport

Dy vjet jashtë futbollit shkaku i dopingut, Mudryk me akuza të rënda: Kombëtarja e Ukrainës është përgjegjëse

admin
Last updated: 28/11/2026 12:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Mykhailo Mudryk, sulmuesi ukrainas i Chelseat, i cili ka humbur pothuajse dy vjet të karrierës për shkak të një testi pozitiv në doping, ka rrëfyer për herë të parë publikisht versionin e tij të ngjarjes. Futbollisti ka drejtuar akuza të rënda ndaj Kombëtares së Ukrainës dhe Federatës së Futbollit të Ukrainës, duke i bërë përgjegjëse për rastin që i ndërpreu karrierën.

Në një intervistë dyorëshe me gazetarin Dmitri Gordon, të publikuar në kanalin e tij në YouTube, lojtari i Chelseat foli për rrethanat që çuan në rezultatin pozitiv për meldonium, pezullimin, problemet psikologjike dhe shpenzimet milionëshe për mbrojtjen ligjore.

Mudryk është i pezulluar që nga nëntori i vitit 2024, ndërsa pezullimi i tij pritet të zgjasë deri në korrik të vitit 2026. Chelsea e transferoi atë nga Shakhtari në janar të vitit 2023, për një shumë prej rreth 100 milionë eurosh. Ndeshjen e fundit para pezullimit e zhvilloi në nëntor të vitit 2024 kundër Heidenheimit në Ligën e Konferencës, ku shënoi në fitoren 2-0 të skuadrës londineze.

Në total, ai ka regjistruar 73 paraqitje me Chelsean, duke realizuar 10 gola dhe duke dhuruar 11 asistime.

Sulmuesi ukrainas pretendon se nuk kishte dëgjuar kurrë për meldoniumin para se të rezultonte pozitiv. Ai është i bindur se substanca e ndaluar ka hyrë në organizmin e tij gjatë kohës kur ishte me kombëtaren e Ukrainës.

“Është një substancë që mund të gjendet vetëm në Evropën Lindore. Mund të ketë hyrë në organizmin tim vetëm aty ku qëndroja, pra në Ukrainë. Në Angli nuk ka substanca të tilla”, deklaroi Mudryk.

Gazetari ukrainas Igor Burbas ka paraqitur një teori që, sipas raportimeve, është bërë pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së futbollistit. Sipas kësaj teorie, në nëntor të vitit 2024, gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Ukrainës, Mudryk kishte marrë një injeksion me qeliza staminale për rigjenerimin e indeve, pas shqetësimeve që kishte ndier gjatë stërvitjeve.

Dyshimet lidhen me origjinën e këtyre qelizave, të cilat pretendohet se vinin nga një lopë që mund të ishte ekspozuar ndaj meldoniumit. Megjithatë, kjo mbetet një teori e paraqitur në kuadër të rastit dhe jo një fakt i vërtetuar.

Mudryk foli edhe për mënyrën se si përgatitej Kombëtarja para ndeshjeve, duke pretenduar se lojtarëve u jepeshin kombinime tabletash pa iu shpjeguar përbërja e tyre.

“Ka nutricionistë që na japin një përzierje tabletash para ndeshjes. Ata thjesht i vendosin në një filxhan dhe lojtarët as që pyesin se çfarë po marrin”, rrëfeu ai.

I pyetur drejtpërdrejt nëse e konsideron Kombëtaren e Ukrainës përgjegjëse për rezultatin pozitiv në testin e dopingut, Mudryk u përgjigj pa hezitim: “Po, pikërisht”.

Ai kritikoi gjithashtu presidentin e Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrii Shevchenko, duke pretenduar se nuk kishte marrë pothuajse asnjë mbështetje prej tij gjatë procedurave. Madje, futbollisti akuzoi federatën edhe për rrjedhje të informacioneve lidhur me rastin.

“Do të jem i sinqertë, ata bënë sikur po ndihmonin, por në të vërtetë nuk pati asnjë ndihmë. Ata krijuan më shumë probleme sesa zgjidhën. Na kthyen shpinën pikërisht kur kishim më shumë nevojë për ndihmë”, përfundoi Mudryk.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB: Zgjidhet problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve tanë
Next Article LAMM apelon për vozitje të kujdesshme në rrugët e lagështa, rrezik nga rrëshqitjet e dheut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?