By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për aplikimet e bizneseve për kredi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për aplikimet e bizneseve për kredi
Shqipëri

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për aplikimet e bizneseve për kredi

admin
Last updated: 31/08/2026 13:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 gusht, argument.mk/ – Javën e ardhshme do të lançohet portali i dedikuar i programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili do të jetë i ndërlidhur me platformën e-Albania dhe do t’u mundësojë bizneseve të përgatisin më lehtë dokumentacionin për aplikimin për kredi, si dhe të ndjekin në kohë reale ecurinë e procesit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se portali do të shërbejë si një pasqyrë e procesit të aplikimit, duke u dhënë bizneseve mundësinë të informohen në çdo moment se në çfarë faze ndodhet aplikimi i tyre.

“Portali do të ndihmojë biznesin në përgatitjen e dokumentacionit për aplikimin për kredi. Ai do të jetë i lidhur me platformën e-Albania dhe do të shërbejë si pasqyrë e procesit të aplikimit, ku biznesi do të ketë mundësi të informohet në çdo kohë se në çfarë faze është aplikimi”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja bëri të ditur se, në kuadër të programit, po punohet së bashku me bankat dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave për ta bërë skemën sa më të thjeshtë dhe të aksesueshme për bizneset që kërkojnë të investojnë dhe të rriten.

“Përmes këtij programi do të mbështesim çdo biznes shqiptar, në çdo sektor, për të marrë një kredi me normë interesi nga 2 deri në 3%, deri në 10 vite shlyerje dhe me një vlerë maksimale prej 2 milionë eurosh”, tha Ibrahimaj.

Ajo theksoi se stafi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit do të jetë në dispozicion të bizneseve gjatë gjithë procesit, ndërsa do të ofrohet edhe asistencë për hartimin e planeve të biznesit.

“Ministria e Ekonomisë do të ndihmojë bizneset në hartimin e planit të biznesit, me qëllim që të mos ketë arsye për refuzimin e kredisë së tyre”, u shpreh ministrja.

Sipas Ibrahimajt, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të ofrojë financim, asistencë dhe mbështetje konkrete për bizneset, duke ndihmuar në kthimin e planeve të tyre në investime dhe në nxitjen e rritjes së sipërmarrjes.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Caneska: Maqedonia me shkallën më të lartë të etheve të Nilit Perëndimor në Evropë, kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi nga Qyteti i Shkupit
Next Article Reforma territoriale, Berisha: Do u adresohemi qytetarëve për të shkuar drejt referendumit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?