Shkup, 28 qershor – Ejup Rustemi drejtori më i dështuar në historinë e vendit së fundi për të po apelohet të hetohet sa më parë në rast se ka keqpërdorur pozitën e drejtorit në Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore” përmes tenderimit. Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka një kohë të gjatë që analizon punët e pabëra të këtij drejtori që nuk drejtoi asgjë, e shpesh herë i njohur si „tenderist“ pa çka se shumë projekte i dështonin dhe asesi nuk i realizonte. Madje, Zhurnal ka apeluar shumë herë që sa më parë të shkarkohet ky drejtor që të çlirohet kjo Ndërmarrje e rëndësishme për vendin. Por, tani edhe pse me vonesë i erdhi fundi këtij drejtori, e për me qenë fund i këndshëm për qytetarët Ejup Rustemi duhet të hetohet të futet në “skaner” për gjitha veprimet e tij sa ishte drejtor, që gjitha këto dyshime për korrupsion e „tenderë me porosi“ të hedhen poshtë apo të vërtetohen. Këtë konstatim mund ta japin vetëm organet hetuese, shkruan Zhurnal.