By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dyshime të larta për Ejup Rustemin, të fillojnë hetimet sa më parë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Dyshime të larta për Ejup Rustemin, të fillojnë hetimet sa më parë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Dyshime të larta për Ejup Rustemin, të fillojnë hetimet sa më parë!

admin
Last updated: 28/06/2024 10:57
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Ngriten dyshime të larta për Rustemin duke u bazuar në raportin e Entit Shtetëror për Revizion –

Ministri i ri i Transportit Aleksandar Nikollovski, tha se vlera e hekurudhës për segmentin e tretë të hekurudhës në Korridorin 8 është rritur për 220 milion euro. Në vend se të kushtojë 340 milion, tani ky projekt kushton 560 milion euro. Ai tha se tenderimi ka nisur pak para zgjedhjeve në mënyrë jotransparente. Nikollovski tha se drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi nuk jep dorëheqje dhe aktualisht kanë mbetur në një udhëkryq ndër-institucional për të marr masat me kohë e për të shmangur implikimet financiare në buxhetin e shteti. Kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Publike.

Duke u bazuar në raportin e Entit të revizionit ai kërkon nga organi akuzës të hetoj se si 484 milionë euro dyshohet të jenë shtuar vetëm në tre projekte, siç janë segmenti i tretë i hekurudhës 23,4 km nga Kriva Pallankë-kufiri me Bullgarinë, autostrada Kërçovë-Ohër dhe segmenti i dytë i autostradës Shkup-Bllacë.

Për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor dhe Korridorit 10d me një gjatësi prej 108 km dhe një vlerë të parashikuar prej 1,319 miliardë euro, u miratua një ligj i veçantë që rregullon kushtet dhe mënyrën e ndërtimit. Me një analizë krahasuese të kostos së ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10d, u përcaktua rishikimi se në planin pesëvjeçar të Komunitetit të Transportit nga prilli 2022, vlera treguese e deklaruar për pjesët e planifikuara është 585 milionë euro ose 475 milionë euro pa segmentin Bukojçan-Kërçovë. Sa i përket marrëveshjes me konzorciumin Bechtel-Enka e mbrojtur me ligj, e klasifikuar sekret shtetëror, Ministri i Transportit tha se do të kërkoj që fillimisht të deklasifikohet dhe pastaj të rishikohet në detaje.

Përse Ejup Rustemi quhej “drejtor tenderist”?

Partia e dikurshme opozitare maqedonase e sot parti në pushtet VMRO-DPMNE përmes një komunikate kishin akuzuar se pushteti në ikje që udhëheqte me institucionet e shtetit po vijonte me veprime të dyshimta korruptive përmes tenderëve. Sipas kësaj partie, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, kishte lidhur kontratë tenderi me një kompani nga Kërçova për kositjen e barit, krasitjen e degëve dhe prerjen e pemëve në brezin rrugor, në vlerë prej 2.4 milionë euro.

“Në të njëjtën kohë, kur nuk ka para për tekste, kur nuk ka lekë për ilaçe, kur populli varfërohet për shkak të inflacionit rekord, në mënyrë “magjike” gjenden para për kositjen e barit dhe prerjen e pemëve, në masën mbi 2. milion euro, dhe qeveria nuk ka ndërtuar as një kilometër autostradë në vend. Tashmë për qytetarët është e qartë skema e qeverisë, me të cilën përmes ndërmarrjes shtetërore ‘Rrugët shtetërore’, për interesa biznesi, Maqedonia po zhveshet, përmes survejimit prej 22 milionë euro dhe tani me 2.4 milionë euro shtesë”, thuhet në komunikatën e VMRO-së, komunikatë e lëshuar vitin që lamë pas.

E përbrenda kësaj marrëveshje për të cilën akuzohej për “tender” me porosi vërehet edhe një mangësi tjetër që drejtori i NP “Rrugët shtetërore” është shqiptar, por marrëveshjet me kompanitë bashkëpunuese bëhen vetëm në gjuhën maqedonase. Një prej tyre është edhe marrëveshja me kompaninë “Mirsat Komerc” nga Kërçova, e cila është angazhuar për kositjen e barit përreth autostradave të shtetit. Në këtë marrëveshje në nenin dy theksohet:
“Gjuha e marrëveshjes edhe në dokumentet tjera të cilat përfaqësojnë pjesë formale të marrëveshjes është gjuha maqedonase. Gjuha e komunikimit në formë të shkruar në mes palëve të marrëveshjes është në gjuhën maqedonase”, thotë Neni 2 i Marrëveshjes.

E ky veprim i këtij drejtori shqiptar është i kundërligjshëm dhe bie në kundërshtim edhe me veprimet e partisë së tij, BDI lëvdohu natën se ka zyrtarizuar gjuhën shqipe, Ejup Rustemi shkatërro gjithçka ditën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Megjithatë, sa më parë hetohet Ejup Rustemi aq më mirë do të jetë që gjitha këto dyshime të ngritura të hidhen poshtë ose të vërtetohen, e këtë konstatim mund ta japin vetëm organet hetuese. Por, fat i mirë që kjo Ndërmarrje e rëndësisë së veçantë po çlirohet nga ky drejtor që nuk arriti të përfundojë shumë projekte të rëndësishme për vendin. /Zhurnal.mk

Previous Page12

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article OBRM-PDUKM: Nga 1 korriku nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike
Next Article OpenAI do të bllokojë përdoruesit në Kinë që duan të përdorin ChatGPT

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?