Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas të Turqisë.
Në raporti 24 orësh të policisë është thënë se i njëjti dyshohet për veprën “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme, keqpërdorim i kartelave të bankës apo kreditit”.
Policia ka treguar me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Si rezultat i angazhimeve të njësive policore lidhur me rastin me datë 03.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë.