By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “E grabitën dhe e futën në veturë, e sulmuan me thikë dhe ia morën paratë” – mes tre të dyshuarve edhe një polic, njëri në arrati
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > “E grabitën dhe e futën në veturë, e sulmuan me thikë dhe ia morën paratë” – mes tre të dyshuarve edhe një polic, njëri në arrati
Kronika

“E grabitën dhe e futën në veturë, e sulmuan me thikë dhe ia morën paratë” – mes tre të dyshuarve edhe një polic, njëri në arrati

admin
Last updated: 04/05/2024 11:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokurori publik nga Prokuroria Publike Themelore Shkup ka sjell urdhër që të realizohet hetim kundër dy personave, të cilët si bashkëkryerës dyshohen për vepra penale – vjedhje dhe kundërligjshëm privim nga liria, transmeton TV21.

Që të dy dyshohen se më 23 prill kundërligjshëm kanë privuar nga liria një person, duke e thirr që t’u dalë në ndihmë, ku më pas me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në urën “Bellasica” në Shkup, njoftojnë nga Prokuroria.

“Me veturën ka ngasur personi i tretë – nëpunës policor kundër të cilit vijon procedurë e ndarë dhe do ta udhëheqë Sektori për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut në kuadër të Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Derisa polici ka ngasur me veturën, që të dy të dyshuarit e kanë kërcënuar të dëmtuarin dhe i kanë shkaktuar plagë me thikë në këmbë. Kur kanë arritur tek ura, me dhunë e kanë hequr nga vetura dhe të tretë e kanë sulmuar fizikisht me grushte në trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Ia kanë marrë 8000 denarë, aq sa ka pasur i dëmtuari me vete dhe më pas e kanë lëshuar që të shkojë duke e kërcënuar që nëse deri më 1 maj nuk ua paguan 10.000 euro, do ta vrasin dhe atë dhe babain e tij”, qëndron më tej në njoftim.

Prokuroria deri te Gjykata Themelore Penale Shkup ka parashtruar kërkesë për shqiptim të paraburgimit kundër tyre.

You Might Also Like

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Ndalohen dy persona nga Negotina, kapen duke transportuar emigrantë nga Egjipti dhe Iraku

Gostivar – Babë e bir thirren në polici pas denoncimit për sulm ndaj familjarit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tërmet i regjistruar në Shkup
Next Article Alarmante numri i lindjeve në moshë të mitur dhe jashtë martese, institucionet nuk ndërmarin asnjë hap!?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?