By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “E kam thënë pa vetëdije, i dehur”, i akuzuari për rastin ndaj kryeministrit e pranon fajësinë, gjykata ia refuzon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “E kam thënë pa vetëdije, i dehur”, i akuzuari për rastin ndaj kryeministrit e pranon fajësinë, gjykata ia refuzon
Kosovë

“E kam thënë pa vetëdije, i dehur”, i akuzuari për rastin ndaj kryeministrit e pranon fajësinë, gjykata ia refuzon

admin
Last updated: 16/11/2026 15:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për kanosjen e kryeministrit Albin Kurti, e ka pranuar fajësinë, por iu refuzua nga Gjykata.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i akuzuari Ismet Mekani deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporotn BetimipërDrejtësi.

Mekani, i cili tha se është ish-ushtar i UÇK-së dhe jeton në Itali, deklaroi se veprën e kreu në gjendje të dehur.

“Unë në atë moment jam provokuar nga si simpatizantët ose nga personat të cilët ishin të lumtur kur u burgosën krerët e UÇK-së. Unë si ushtar i UÇK-së, kur e përmendin aty UÇK-në, e di UÇK-në me përjetime të luftës, me të vërtetë, nuk e kam UÇK veç në uniformë… Edhe në ato momente unë edhe jam kanë nën ndikim të alkoolit, kam humb vetëdijen, çka kam thënë, kam thënë pa vetëdije në ndikim të alkoolit. S’kam pasur ndonjë plan, se unë jetoj në Itali duke punuar atje”, tha i akuzuari Mekani.

Mbrojtësi i të akuzuarit Mekani, avokati Argjend Sefa deklaroi se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe konform ligjit, andaj kërkoi nga Gjykata që të akuzuarit kjo t’i merret parasysh jo vetëm në aspektin procedural, por edhe gjatë vlerësimit të rrethanave dhe individualizimit.

Edhe prokurori Halimi deklaroi se e pranon pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Por, gjyqtarja e rastit, Donikë Shala-Abdyli mori aktvendim për refuzimin e pranimit të fajësisë nga i akuzuari Mekani, me arsyetimin se Gjykata vlerëson se pranimi i fajësisë nuk gjen mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thaçi pret në takim Rexhepin, diskutojnë për sundimin e ligjit e pavarësinë e gjyqësorit
Next Article Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?