By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan
Sport

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

admin
Last updated: 28/11/2026 13:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Statistikat e penalltive të Kylian Mbappes te Real Madridi zbulojnë një dallim të madh në efikasitetin e tij, varësisht nga rezultati i ndeshjes. Sulmuesi francez ka vështirësi të shënojë nga pika e bardhë në momentet kur skuadra e tij është në disavantazh.

Që prej transferimit te “Los Blancos”, Mbappe ka realizuar 22 nga 28 penallti të ekzekutuara në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, me një përqindje suksesi prej 78.57 për qind.

Megjithatë, kjo shifër bie ndjeshëm kur Real Madridi është duke humbur. Në këto raste, francezi ka shënuar vetëm tri nga shtatë penallti, me një efikasitet prej 42.86 për qind.

Ky trend u vazhdua edhe të shtunën e kaluar në ndeshjen ndaj Celta Vigos në Santiago Bernabeu, kur Mbappe dështoi të shënonte nga pika e bardhë, në momentin kur madrilenët ishin në disavantazh prej 1-0. Jude Bellingham dhe Carlos Espi më vonë realizuan për t’i siguruar fitoren Real Madridit.

Një situatë e ngjashme ishte regjistruar edhe më 4 shtator, në përballjen ndaj Real Betisit. Mbappe humbi penalltinë në kohën shtesë, kur skuadra e tij ishte duke humbur 1-0, duke ia mohuar madrilenëve mundësinë për të marrë një pikë në Sevilla.

Edhe dy penalltitë e tjera të humbura gjatë sezonit të tij debutues te Real Madridi ishin kundër Athletic Bilbaos dhe Liverpoolit.

Në vetëm tri raste, Mbappe ka arritur të realizojë nga pika e bardhë dhe të ndihmojë Real Madridin të rikthehet në rezultat. Kjo ka ndodhur në ndeshjet në shtëpi kundër Las Palmas dhe Olympique de Marseille, si dhe në udhëtim ndaj Gironas.

Në anën tjetër, statistikat e tij janë dukshëm më të mira kur rezultati është i barabartë ose kur Real Madridi është në epërsi.

Mbappe ka realizuar të 11 penalltitë e ekzekutuara kur rezultati ka qenë i barabartë, ndërsa ka shënuar tetë nga 10 tentimet në rastet kur madrilenët kanë qenë në epërsi.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kim Kardashian shfaqet me pantallona të kuqe lateksi në Las Vegas, rikthen një krijim vintage të Dior
Next Article Hailey Bieber reagon pas kritikave për intervistën virale, poston një mesazh ironik në Instagram

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?