By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E marta dita më e mirë për të aplikuar për punë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > E marta dita më e mirë për të aplikuar për punë
Kuriozitete

E marta dita më e mirë për të aplikuar për punë

admin
Last updated: 14/03/2024 14:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sipas një studimi të kryer, rezulton se mesdita e ditës së martë është koha më e mirë për të postuar një punë të re. Ja edhe arsyet:

E marta është konsideruar si dita më produktive e javës për shumicën e njerëzve. Mesa duket, është gjithashtu dita kur punëdhënësit postojnë më shumë oferta pune.

Më tej, studimi tregon se pjesa më e madhe e pozicioneve të punës postohen në fillimin e javës dhe kryesisht të martave. Kjo është dita me dendurinë më të madhe të aplikimeve, si edhe dita kur përzgjidhen më tepër kandidatë.

Gati 60% e kandidatëve aplikojnë që javën e parë të postimit të pozicionit. Prandaj, sa më shumë të presësh, aq më pak mundësi ke për t’u përzgjedhur për fazën pasardhëse.

Një tjetër faktor për t’u pasur në konsideratë është koha e dërgimit të aplikimit. Sipas të dhënave të mbledhura, ora 11.00 e mesditës është koha më e përshtatshme për punëdhënësit për të postuar pozicione të mundshme pune. Ndërkohë që shumica e kandidatëve aplikojnë për punë rreth orës 14.00. Pra koha më e mirë për të aplikuar për vend pune, është intervali 11.30 – 12.30, të martave. Megjithatë, edhe nëse e humbisni atë mundësi, mos u demoralizoni. Provoni rreth orës 16.00 për mundësi të tjera.

Një tjetër studim, tregon se aplikimet e ditës së hënë, rezultojnë të suksesshme. Megjithatë, ideja është pak a shumë e njëjtë. Aplikoni sa më herët!

Mbani një CV tuajën të përditësuar, kështu që sa herë ju shfaqet mundësia e një vendi pune,që i përshtatet qëllimeve, por edhe aftësive tuaja, ta shfrytëzoni. (Gjithsesi, gjeni kohën për ta personalizuar atë. Një CV e përshtatur për specifikën e punës është gjithmonë më e mundshme për t’u përzgjedhur se një CV e përgjithshme.)

Për më tepër, mundohuni të aranzhoni intervistën e punës për në mëngjes, në qoftë se është e mundur. Sipas një studimi, intervistuesit tentojnë të vlerësojnë më shumë kandidatët që intervistohen herët në mëngjes. Pra, në qoftë se, mund të takoheni më punëdhënësin tuaj potencial në mëngjes, keni më shumë mundësi të lini një përshtypje pozitive tek ai.

You Might Also Like

Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?

Cila ishte menuja e darkës gala të samitit të NATO-s?

Zelandezi u shpall skiatori më i vjetër i ujit në botë pak para ditëlindjes së 95-të

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

Shtatë fakte të tmerrshme për ndotjen e oqeaneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Sa të jep Albini tokë për kisha, nuk do të ketë luftë me Serbinë
Next Article Presidenti azer: Azerbajxhani është më afër paqes me Armeninë se kurrë më parë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?