By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E përjashtuan nga forumet e PS-së, Spiropali: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > E përjashtuan nga forumet e PS-së, Spiropali: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera!
Shqipëri

E përjashtuan nga forumet e PS-së, Spiropali: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera!

admin
Last updated: 28/11/2026 13:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 22 nëntor, Argument – Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Partisë Socialiste për ta përjashtuar nga të gjitha forumet drejtuese të partisë, vendim i marrë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

Përmes një mesazhi të gjatë dhe plot metafora në rrjetet sociale, Spiropali deklaron se largimi nga pozicionet drejtuese në një mbledhje partie nuk e ka tronditur aspak. Duke e krahasuar veten me qeniet mitologjike, ajo shprehet e vendosur se nuk pendohet, nuk gjunjëzohet dhe nuk kërkon mëshirë nga askush.

Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi. U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qeniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera. Mirëpo, pavarësisht nga numri i kokave të prera, 1, 7, apo 17, unë nuk pendohem, nuk lutem, nuk gjunjëzohem, nuk pres mëshirë kurrë dhe prej askujt. Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia.

Në vijim të reagimit të saj, ajo përdor figura historike si Perandoresha e Kinës dhe Kleopatra për të ilustruar vendosmërinë e saj, ndërsa shprehet se nuk u kushton rëndësi intrigave mediatike apo karrigeve të pushtetit.

Unë jam si dhia. Ha gjëra të zgjedhura duke u ngjitur e zbritur nëpër shkrepa, pa u frikësuar se rrëzohem nga shkëmbi, jo më të rrëzohem e ngjitem nga froni apo kolltuku, që s’më bën asnjë përshtypje. Unë ngul këmbë si mushka për diçka të drejtë. Jo me javë e me muaj, por deri në fund të frymës, deri matanë jetës e përtej vdekjes. Çfarë unë urrej me gjithë shpirt dhe e konsideroj të keqen më të rrezikshme, janë hajdutët dhe manipulatorët që mbahen për liberalë, kozmopolitë, të drejtë, të squtë, europianë, por janë tiranë.

Në mbyllje të mesazhit të saj, Spiropali i cilëson zërat dhe komentet rreth largimit të saj si “llafe kafaneje”, duke e mbyllur reagimin me një dedikim për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Unë nuk kam 1, unë kam 10 milionë zemra të kuqe të përgjakura, të cilat ua fal të gjitha 10 milionë shqiptarëve kudo ku janë, të rrahin të lira, secila me muzikën e vet, të gjitha bashkë me muzikën më të bukur të botës, atë të dashurisë së pafundme për Shqipërinë prej së cilës presim veç një shkelje syri për të bërë gjithçka. Kjo jam unë. Të tjerat janë llafe kafaneje. Dhe ka që habiten sikur çoç më ndodhi në një mbledhje.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 18-vjeçare diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së
Next Article Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit për analizat para operacionit: I jam drejtuar GJKKO-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?