By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E qëlluan sapo hipi në makinë, si ndodhi vrasja e djalit të ish-gjyqtarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > E qëlluan sapo hipi në makinë, si ndodhi vrasja e djalit të ish-gjyqtarit
Shqipëri

E qëlluan sapo hipi në makinë, si ndodhi vrasja e djalit të ish-gjyqtarit

admin
Last updated: 19/11/2024 10:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një atentat me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të së martës. Klajdi Prendi, 28 vjeç, u ekzekutua brenda automjetit të tij në zonën e Porcelanit.

I riu është qëlluar 5 herë sapo ka dalë nga një lokal i njohur i zonës. Dyshohet se, në momentin që ka hipur në automjetin e tij, Mercedes G Class, i riu është qëlluar për vdekje nga një makinë në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake të policisë, atentatorët në mjetin tip “Audi” mund të kenë qenë 3, por dyshohet se ka qëlluar vetëm personi që ndodhej në pjesën e pasme të mjetit. Arma e përdorur dyshohet të jetë me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna në zonë.

28-vjeçari është dërguar me automjetin e tij në spitalin e Traumës. Kanë qenë miqtë e tij ata të cilët janë munduar t’i japin ndihmën e parë dhe ta dërgojnë në spital, por pa mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Autorët janë kthyer tek kthesa e “Venus”, tek rrethi i Shkozës, dhe më pas janë drejtuar drejt Farkës ku kanë djegur automjetin.

Raportohet se brenda automjetit nuk është gjetur arma me të cilën është kryer ekzekutimi. Policia e Shtetit po vijon këqyrjen e kamerave të sigurisë për të identifikuar dhe kapur atentatorët.

Klajdi Prendi ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Ai rezulton një emër i njohur për policinë pasi, në prag të zgjedhjeve të 14 majit të vitit 2023, u përfshi në një konflikt për motive politike në Pukë, ku u akuzua se qëlloi në ajër me armë zjarri.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve
Next Article Prishtinë, një prind raporton se fëmija i tij është rrahur nga disa nxënës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?