By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E shpëtoi Gucci-n nga falimentimi dhe më pas ndërtoi një perandori mode me vlerë miliarda euro, njihuni me Tom Ford
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > E shpëtoi Gucci-n nga falimentimi dhe më pas ndërtoi një perandori mode me vlerë miliarda euro, njihuni me Tom Ford
Showbizz

E shpëtoi Gucci-n nga falimentimi dhe më pas ndërtoi një perandori mode me vlerë miliarda euro, njihuni me Tom Ford

admin
Last updated: 27/08/2026 12:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tom Ford, i lindur më 27 gusht 1961 në Austin të Teksasit, është një nga emrat më të njohur të industrisë së modës, i lidhur me luksin, glamurin dhe stilin provokues.

Edhe pse studioi arkitekturë në Parsons School of Design, ai shumë shpejt iu përkushtua modës dhe në vitin 1990 u transferua në Milano, ku iu bashkua Gucci-t.

Në vitin 1994, Ford u bë drejtor kreativ i Gucci-t, në një kohë kur marka po përballej me vështirësi të mëdha financiare.

 Tom Ford

Me një estetikë të guximshme, fushata provokuese dhe dizajne luksoze, ai arriti ta transformojë imazhin e shtëpisë së modës.

Brenda pak vitesh, shitjet u rritën ndjeshëm dhe Gucci u shndërrua në një prej markave më të fuqishme të luksit.

Pas largimit nga Gucci Group në vitin 2004, Ford krijoi markën Tom Ford, e cila u zgjerua në veshje, aksesorë, syze, kozmetikë dhe parfume.

Krijimet e tij u preferuan nga shumë yje botërorë, teksa gjithashtu projektoi kostumet e Daniel Craig për katër filma të serisë “James Bond”.

 Tom Ford

Në vitin 2022, Estee Lauder bleu biznesin e bukurisë Tom Ford për 2.8 miliardë dollarë, gjersa Ford u tërhoq nga posti i drejtorit kreativ në vitin 2023.

Përveç modës, ndërtoi edhe një karrierë në kinematografi. Filmi i tij debutues si regjisor, “A Single Man”, u prit mirë dhe i solli Colin Firth nominim për Oscar.

Më vonë, Ford realizoi edhe “Nocturnal Animals”, i cili fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Në jetën private, Ford kaloi më shumë se tri dekada me Richard Buckley.

Ata u martuan në vitin 2014 dhe kishin një djalë, të lindur përmes një nëne surrogate.

Buckley ndërroi jetë në vitin 2021 pas një sëmundjeje të gjatë.

Gjatë karrierës së tij, Tom Ford ka fituar çmime të shumta dhe periudha e tij në Gucci konsiderohet një nga transformimet më të rëndësishme në historinë e modës moderne.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Next Article Serafimovski‑Dreksller: Në fokus modernizimi i prodhimit bujqësor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?