By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “E zhdukur” për 200 vjet, balena e hirtë shihet duke notuar në Oqeanin Atlantik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > “E zhdukur” për 200 vjet, balena e hirtë shihet duke notuar në Oqeanin Atlantik
Kuriozitete

“E zhdukur” për 200 vjet, balena e hirtë shihet duke notuar në Oqeanin Atlantik

admin
Last updated: 18/03/2024 15:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Së fundmi, studiuesit nga Akuarumi i New England, SHBA, kanë parë një balenë të hirtë duke notuar në brigjet e Massachusetts.

Të shohësh një balenë në oqean nuk është edhe aq e pazakontë, por të shohësh një balenë të hirtë në Bregun Lindor është.

Kjo pasi ato janë zhdukur nga Oqeani Atlantik për më shumë se 200 vjet, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

E njohur si balena e hirtë për shkak të njollave në trup, ajo arrin deri në 15 metra gjatësi.

Historikisht, ajo ka jetuar në Atlantik, por është dëbuar gradualisht përgjatë shekujve, ndoshta nga gjuetia e balenave të tjera.

Kur studiuesit e panë atë duke u zhytur në ujë dhe duke dalë në sipërfaqe në mënyrë të përsëritur, e kanë fotografuar menjëherë dhe janë mrekulluar me çfarë kanë parë.

“Truri im po përpiqej të përpunonte atë që po shihja, sepse kjo kafshë ishte diçka që nuk duhej të ekzistonte realisht në ato ujëra. Ne po qeshnim për shkak të faktit se sa emocionuese ishte kjo, të shihje një kafshë që u zhduk nga Atlantiku qindra vjet më parë”, tha tekniku i kërkimit, Kate Leammle.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që studiuesit kanë parë balena të hirta në Atlantik vitet e fundit.

Ata besojnë se e njëjta kafshë u pa edhe në Florida në fund të vitit 2023.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndryshe, gjatë 15 viteve të fundit, në brigjet e Atlantikut janë parë një total prej pesë balenash të hirta.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimi i klimës po ndryshon edhe sjelljen e balenave duke i shtyrë ato të notojnë në ujëra që nuk kanë notuar me shekuj.

You Might Also Like

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Gabimet që i bëni gjatë punësimit

6 mësime të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një hetim i ri në Premier League zbulon se nëntë lojtarë ‘i shpëtuan dënimit për dështimin në testet e dopingut’
Next Article Në VK Preshevë një grua tentoi të kontrabandojë mbi 1.700 pako cigare nga Maqedonia e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?