By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty
Showbizz

Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

admin
Last updated: 05/02/2025 10:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Big Brother VIP tashmë është një format shumë i ndjekur që po komentohet gjithandej dhe jo vetëm.

E së fundmi mori vëmendje një deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ku e quajti ‘kopil shkine’.

I përfshirë me këtë Big Brother duket se është edhe aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi.

Ai ka reaguar pas këtij rasti duke thënë se këtu vërehet se sa i duan kosovarët dhe se si një këngëtar që interpreton në ahengje e dasma të shumta në Kosovë ofendon në mënyrë të tillë.

Për më shumë, ndiqni të plotë shkrimin e Lajçit:

“Fitore për të ty Gjest, fitore për Ty Albin!

Cili është ky far Jozi i BBA-së, që ofendoi nënat tona, pasi publiku (dhe jo vetëm publiku, por edhe “Vëllai i Madh”, i cili e drejtoi lojën sipas dëshirës) e riktheu Gerta Gixharrin në shtëpinë e madhe, edhe pse ajo dy herë tentoi ta dëmtonte djaloshin nga Peja, Besart Kelmendin – Gjestin, duke i hedhur fytyrës alkool.

Cili është ky Jozi, që sillet si një sulltan dhe ofendon sa herë t’i teket, duke e quajtur Gjestin “bir shkine” dhe madje insiston që ai t’i kërkojë falje Gertës, e cila me qëllim deshi t’ia “përcëllonte” sytë me alkool.

Si ka mundësi që një këngëtar, i cili fiton edhe nga ahengjet e dasmat kosovare, t’i thotë Gjestit ” ti bir shkine”, duke ofenduar kështu nënat kosovare me një epitet të tillë?
Tani,

Ti, “Vëllai i Madh”, që shitesh i “madh” dhe i drejtë, pse i shkel rregullat e tua duke e rikthyer një grua që deshi ta dëmtonte Gjestin duke i hedhur me qëllim shampanjë dhe birrë në fytyrë? – Dhe pse nuk e nxjerr zarfin e zi për Jozin, i cili i quan nënat kosovare “shkina”?

- Advertisement -
Ad imageAd image
Pse mbas këtij etiketimi, duhet të harxhojnë para kosovaret e t’iu votojnë juve, kur ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty, e që është shumë më i mirë se ju në lojë dhe në provokime brenda kufijve të lejuar? Pse e bullizoni, e nënçmoni, e etiketoni me emra kafshësh, ndërsa “Vëllai i Madh” hesht?

Turp ju qoftë! Ju bëheni bashkë si korbat për ta nxjerrë nga “kafazi” djaloshin e hareshëm dhe lozonjar, të dashurin dhe paqësorin, i cili shijon vitet e tij rinore dhe – pse jo – edhe pëlqimin për Eglën, më të bukurën e BBA-së.

Kam menduar se BBA-ja është vërtet një lojë dhe nuk e kam ditur se ajo qenka edhe një lojë politike. Këtë e treguat mbrëmë duke shpalosur fytyrën e vërtetë të “dashurisë suaj të madhe” për kosovarët!

Gjesti!

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ti vërtet je më i miri dhe më i dashuri ndër banorët që vetquhen VIP-a. E ke përkrahjen time të palëkundur, ashtu siç e ka edhe Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fitore për të ty Besart, fitore për Ty Albin!

05.02.2025”. 

You Might Also Like

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

Duket më e re, por nuk do besoni sa vite mbushi Soni Malaj

Sara Kolami në lidhje dashurie? Publikohen fotot që ngrejnë dyshimet

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten – fansat befasohen kur e shohin se si mund të duket ajo si një zonjë e vjetër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nuk ndodhte prej 35 vitesh, asnjë vrasje nuk u regjistrua në Elbasan në vitin 2024
Next Article LSDM: Mickoski me orët 60.000 euro nuk mund ta kuptojë se çfarë është një shportë sindikale për një jetë të dinjitetshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?