By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe përkundër gjobave të vazhdueshme, vozitësit e pakujdesshëm vazhdojnë të bllokojnë rrugët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe përkundër gjobave të vazhdueshme, vozitësit e pakujdesshëm vazhdojnë të bllokojnë rrugët
Maqedoni

Edhe përkundër gjobave të vazhdueshme, vozitësit e pakujdesshëm vazhdojnë të bllokojnë rrugët

admin
Last updated: 05/10/2025 14:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 5 tetor – Rastet e këtilla të parkimit apo bllokimit të vendit për autobusin janë gjithnjë e më të shpeshta, sikurse ky që po shihni tani. Ndërkohë që nga SPB e Tetovës, thonë se dënimet nuk mungojnë, po dënohen gjithnjë e më shumë vozitës të pandërgjegjshëm që bllokojnë pikat për ndalesë të autobusit, megjithatë, në Tetovë, ky fenomen vazhdon të përsëritet gjithnjë e më shumë në shumicën e stacioneve për ndalesë të autobusit.

“Po ja na ve në rrezik ja shiheni, ka vozitës të pandërgjegjshëm por çka të bëj, s’është puna ime të merrem me ta, unë duhet diku të ndaloj ti zbres udhëtarët. Gati se në secilin stacion kështu është. Na pengon shumë na pengon por mundohemi të jemi të paktën në kohë me aq sa mundemi”, tha Predrag Mojsovski. Vozitës autobusi.

Drejtori i Ndërmarrjes për Transport Izer Kirmizi thotë se pengesat më të mëdha i bëjnë personat të cilët i parkojnë veturat në vende të ndaluara duke bllokuar madje edhe rrugën.

“Ne si ndërmarrje i kemi vënë shenjat që tregojnë se cila pjesë e rrugës është e dedikuar për ndalim të autobusëve, por realiteti është se nuk respektohet aspak kjo gjë dhe krijon pengesa në trafik, mundësi të rrezikut për zbarkim dhe ngarkim të autobusëve që detyrohen të ndalen në mes të rrugës dhe të krijojnë shtesë trafik por edhe të rrezikojnë qytetarët që duhet të zbresin në rrugë, në vend të zbresin në vendin e duhur”, tha Izer Kirmizi. Drejtor i Tetova Transport.

Në SPB-në e Tetovës thonë se për nëntë muaj kanë shqiptuar afër 4 mijë gjoba ndërsa shërbimi i merimangës ka larguar rreth 3 mijë vetura

“Janë shqiptuar3356 gjoba ndaj vozitësve që parkojnë makinat e tyre vend e pa vend. Gjithashtu, me anë të shërbimit komunal të merimangës janë ngritur rreth 2912 automjete që kanë penguar në mënyrë dieke qarkullimin e trafikut në Tetovë, dhe një numër i madh i tyre kanë qenë të parkuar në vend ndalesat e autobusëve dhe kanë penguar ndalim ,marrjen apo zbritjen e udhëtarëve që shfrytëzojnë transportin publik”, shtoi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga sektori i urbanizmit i Komunës së Tetovës thonë se me planin e ri të mobilitetit, planifikohet zgjidhja e këtij problemi, përmes krijimit të korsisë së veçantë për autobusët në rrugën e Ilindenit dhe bulevardin Iliria./Alsat.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje
Next Article Akoma nuk dihet nëse janë plotësuar të gjitha vendet e lira në konviktet studentore të parapara me konkurs

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?