Shkup, 14 korrik – Në vend kalimet kufitare, gjatë ditëve të fundit janë shpeshtuar kolonat e gjata. Edhe pse sistemi “one stop” i ka dhënë rezultatet e saja pozitive, sërish rënia e sistemit të policisë në pjesën e Maqedonisë së Veriut po shkakton probleme e kolona të gjata, shkruan “Zhurnal.mk”.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Gjithashtu varësisht prej ditëve të javës, sidomos kur është vikend, për hyrje dhe dalje shteti shënohet frekuentim i rritur i automjeteve, dhe koha e pritjes varion nga 30 minuta deri ne 2 orë. Kjo pritje zakonisht ndodhë në vendkalimin kufitar më Serbinë, Greqinë dhe Kosovën. Të gjithë turistët dhe mërgimtarët që udhëtojnë për në Turqi ose Greqi, e që vijnë nga Europa, duhet të kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, prandaj shkaktohen kolona të gjata në kufi. Ndërkaq, me Kosovën, fluksi kryesisht ndodh nga shqiptarët e dy vendeve që udhëtojnë tek të afërmit e tyre, ose edhe për punë dhe vizita turistike, shkruan “Zhurnal.mk”.
Është fakt i pamohueshëm se ka ndihmuar dukshëm sistemi “one stop”, që do të thotë se kontrolle të udhëtarëve bëhen vetëm gjatë hyrjeve në shtetin përkatës, për shembull nëse shkoni në Kosovë, kontorlloheni vetëm duke hyrë në Kosovë, dhe kur të ktheheni, kontrolloheni vetëm në hyrje të Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë duket se menaxhimi dhe efikasiteti i policive të shteteve përkatëse është i ndryshëm. Nëse duhet të hysh në Serbi ose Kosovë, kolonat janë më të pakta, ndërsa nëse hyn në Maqedoninë e Veriut, kolonat janë më të gjata. E njëjta gjë ndodh edhe me hyrjen në Greqi, e cila është anëtare e BE-së, kur pritjet janë më të gjata se sa hyrja në Maqedoninë e Veriut.
E gjithë kjo rrëmujë shkakton nervozizëm dhe tension tek shoferët që duhet të presin me orë të tëra nëpër kufinj, e sidomos tani kur temperaturat janë të larta. Ata kanë fëmijë të vegjël të cilët nuk qetësohen dhe nuk mund të qëndrojnë me orë të tëra në pritje. Në këtë drejtim, duhet të mendohet që të krijohen kolona të posaçme vetëm për familjarë që kanë fëmijë, dhe në këtë mënyrë t’iu jepet prioritet këtyre rasteve.
Fatkeqësisht sistemi kontrollues i pasaportave të Maqedonisë së Veriut është më i ngadalshëm dhe merr më shumë kohë deri sa të verifikohen të dhënat biometrike në pasaportë.
Policia e Kosovës për të shmangur trafikun, kohëve të fundit po aplikon edhe zgjidhje mobile. Një polic me laptop, ndalon para kabinës së policisë dhe bashkë me policin në kabinë, kontrollojnë nga dy vetura përnjëherë. Kjo, është një zgjidhje ideale për të shmangur radhët. Me këtë formë dyfishohet efikasiteti dhe në vend se të një veture, në të njëjtën kohë kontrollohen dy vetura, shkruan “Zhurnal.mk”.
Policia e Maqedonisë së Veriut duhet të gjejë mënyra më inovative se si të shmnagë rradhët e gjata që po shkaktohen nëpër kufi. Policia është pasqyra e parë e shtetit për një turist ose për një qytetar të huaj. Nëse trajtimi nuk është efikas dhe profesional, atëherë përshtypja që krijohet është se në këtë shtet nuk paska administratë efikase, nuk po funksionojka asgjë siç duhet.
Në këto dy muaj kur mërgimtarët janë prezent dhe numri i turistave është dukshëm më i lartë, policia duhet të jetë në nivelin më të lartë të detyrës. Në vend se të priten mërgimtarët me fytyrë të mrrolur, mudn t’iu dhurihet një buzëqeshje, ose edhe ndonjë shishe ujë, që do të tregonte mirësjellje dhe kënaqësi për çdo turist e mërgimtarë që ka kaluar mijëra kilometra për të ardhur në vendlindje.
Duhet njëherë e përgjithmonë të lëmë anash trajnimin komunist të policisë, që ka mbetur nga një sistem i kalbur i së kaluarës. Një polici moderne është shembull i një qytetarie të lartë që i pret mysafirët në formën më të mirë. Duhet të merren shembuj nga policit e vendeve që kanë rritje të truzimit, qoftë Shqipëria, Turqia, Kosova vende më të largëta si Dubai e shtetet aziatike, kur polici të trajton me përkluje, me falënderim e më respekt maksimal.
Andaj, MPB duhet njëherë e përgjithmonë të angazhojë të gjitha kapacitetet e saja në shërbim të mërgimtarëve për një pritje sa më të këndshme. Mjaft më kolonave të gjata nëpër kufinj e arsyetimeve banale “ra sistemi”!, shkruan “Zhurnal.mk”.