By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Tri lëvizjet e Taravarit që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Tri lëvizjet e Taravarit që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Tri lëvizjet e Taravarit që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

admin
Last updated: 01/02/2024 17:15
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka filluar të marrë intensitetin dhe dinamikën e pritur, pikërisht siç “i ka hije” të duket kur afrohen zgjedhjet.  Meqë viti 2024 do të jetë vit i dyfishtë zgjedhor edhe dinamika është shumë më e madhe dhe lirisht mund të themi se, simbolikisht, viti zgjedhor 2024 ka filluar që në shtator të vitit 2023. Kurse fillimi i viti 2024 ka sjellur zhvillime të reja. Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër të parë shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka bë një hap duke kaluar në avantazh në krahasim me opozitën. Sado që premtimi është realizuar me vonesë, jehona mediale që i është dhënë me përfocime edhe nga Kosova e Shqipëria, ka arritur efekt të caktuar, sado që bartësit e kësaj fushate mediale të ardhur nga Tirana e Prishtina në një moment shkelën në “fushë të minuar”, duke pësuar “dëme” të konsiderueshme. 

Me opozitën, me BDI-në apo vetë në zgjedhje?

Mirëpo ky avantazh i shënuar i BDI-së kundrejt opozitës mund të jetë i përkohshëm dhe shumë shpejtë të bie në ujë. Gjithçka varet nga lëvizjet dhe vendimet që do të marrë Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i saj Arben Taravari. Edhe pse vendimi përfundimtar ende nuk është sjellur, megjithatë lëvizjet e tij janë në drejtim të bashkëpunimit, respektivisht koalicionimit me opozitën, e këtë e dëshmon edhe takimi i përbashkët në Prishtinë, në kabinetin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku Taravari ishte prezent bashkë me Afrim Gashin, Izet Mexhitin, Bilalli Kasamin e Bekim Qokun.

Këtë përshtypje e kompleton edhe deklarata e koalicionit Lëvizja Evropiane për Ndryshim (LEN), prej ku thanë se qëndrimet janë afruar deri në atë masë sa që edhe pse nuk ka marrëveshje, ka një “dakordësi” për bashkëpunim. LEN është i interesuar ta ketë Taravarin në anën e vet, saqë i ka ofruar të jetë kandidat i opozitës për president, njësoj sikurse Ali Ahmeti i cili bëri një përjashtim të paparë në karrierën e tij politike, duke i shkuar Taravarit në komunën e Gostivarit për ta bindur të pranojë koalicionim me BDI-në.

Tri lëvizje me qindra pasoja të mundshme!

Në këtë situatë, ende janë të hapura tri mundësi për paraqitje të ASH-së dhe Taravarit në zgjedhjet e ardhshme.

  1. Në bazë të lëvizjeve të fundit, si mundësi e parë duket ajo e shkuarjes në koalicion me LEN. Kjo mundësi duket se gëzon mbështetjen e anëtarësisë, por kundërshtarët kanë rezerva ndaj “besnikërisë” paszgjedhore të partive që përbëjnë LEN. Dilemat janë shkaku se Izet Mexhiti si kryetar i LD-së ishte gjatë kohë ndër figurat kryesore të BDI-së, Lëvizja Besa në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM, kurse Alternativa pas zgjedhjeve lokale u bë pjesë e koalicionit qeveritar edhe pse kishte marrëveshje të nënshkruar me ASH-në. Mirëpo tani që krah opozitës është kyçur edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit, këto dilema mund të kalojnë në plan të dytë.
  2. Mundësia e dytë është shkuarja vetëm në zgjedhje. Ky variant rrezikon mundësinë që ASH të përsëris rezultatin e zgjedhjeve të fundit kur fitoi 8 deputetë, por edhe mund ta njollosë si parti që po përçan votën opozitare, respektivisht rrezikon fitoren e opozitës përballë BDI-së, gjë që që është dëshirë e kamotshme e votuesve të ASH-së.
  3. Mundësia e tretë është koalicionimi me BDI-në. Ky koalicion me shumë gjasë do të dilte fitues në zgjedhje, me çka do ta “shpëtonte” BDI-në në këtë moment të sikletshëm, por do të hapte dilema për ardhmërinë e ASH-së në ciklet vijuese zgjedhore.

Sidoqoftë, zgjedhjet që po vijnë edhe nëse nuk sjellin ndryshim në skenën politike në kuptimin se kush do të jetë pushtet e kush opozitë, megjithatë do të sjellin n një faktorizim shtesë të votës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Do të rritet vlera e votës shqiptare sepse çdo votë mund të jetë vendimtare për fatin e ardhshëm të politikanëve dhe subjekteve të tyre politike. Është e rëndësi të madhe që votuesi shqiptarë të jetë i vetëdijshëm për vlerën e votës së tij në këto zgjedhje dhe të mos lejojë në asnjë moment t’a zhvleftësojë atë duke e shitur ose duke e dhuruar për hatër e për premtime të cilat nuk është i sigurt se do të realizohen./Zhurnal

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takimi me Taravarin, a po i futë “thikë” Kovaçevski BDI-së?
Next Article Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, zbulohen detaje tragjike. E moshuara ishte e paralizuar, ndërsa vajza dyshohet se…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?