By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?
Maqedoni

Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?

admin
Last updated: 09/06/2025 14:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Çështja e trajtimit të luftës në Kosovë në arsimin formal mbetet ende sfidë e madhe për gjeneratat e reja.

Sipas ekspertëve dhe vetë nxënësve, përmbajtja në kurrikulë nuk është e plotë dhe nuk përfshin mjaftueshëm informacion rreth asaj periudhe kaq të rëndësishme dhe komplekse të historisë së fundit.

Sipas Zoran Saviq, koordinator projektesh në OJQ Aktiv “lufta Kosovë- Serbi nuk trajtohet mjaftueshëm në librat shkollorë serbë apo arsimin formal”.

“ Ajo nuk është pjesë zyrtare e kurrikulës kombëtare, gjë që përbën një boshllëk të madh në mënyrën se si ky kapitull i dhimbshëm dhe kompleks i historisë së fundit trajtohet institucionalisht”, thotë Saviq.

Ai gjithashtu thekson rëndësinë e drejtësisë tranzitore në arsimin formal.

“Sa di unë, drejtësia tranzitore nuk mësohet në shkolla, dhe sipas mendimit tim, ky subjekt duhet të integrohet në kurrikulë që nga klasa e pestë, kur fëmijët janë rreth 11 apo 12 vjeç dhe janë në gjendje të fillojnë të kuptojnë çështje kaq të rëndësishme qytetare”, tha ai.

Saviq shton se arsimi është një mjet kyç për pajtimin në shoqëri.

“Arsimi luan një rol kyç në këtë proces, dhe ai duhet të evoluojë për të përgatitur gjeneratën e ardhshme për pajtimin dhe jo për vazhdimin e ndarjeve të trashëguara”, shtoi ai.

Ai thekson edhe rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile në këtë proces.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Në shoqëritë pas-konfliktit, shoqëria civile luan një rol thelbësor në mbushjen e boshllëqeve, rindërtimin e besimit dhe promovimin e pajtimit afatgjatë. Ndërsa mekanizmat institucionalë shpesh dështojnë në trajtimin e dimensioneve njerëzore dhe emocionale të konfliktit”, theksoi Saviq.

Nga ana tjetër Andi Shyti, nxënës në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, shpreh mendimin e tij lidhur me mungesën e informacionit në librat shkollorë për luftën.

“Duhet patjetër me qenë në kurrikulë informatat, materialet rreth luftës të fundit në Kosovë. Sa herë e shfletoj librin nuk përmendet emri i Adem Jasharit, liderët e ndryshëm që kanë qenë cak, nuk përmendet mundi e shumë flijime që kanë ndodhur, vuajtjet shumë pak përmenden, vështirësitë shumë pak përmenden” tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Në libra nuk ka informacione shumë rreth luftës, vetëm në lëndën Gjuha dhe Letërsia përmendet në disa pjesë, por prapë nuk ka mjaftueshëm informacion.”, shtoi Shyti.

E ndërsa Arbër Salihu, zyrtar pranë Ministrisë së Arsimit, thekson se:

“Në kurrikulat tona parashikohet që nxënësit të mësojnë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Për kulturën, traditat e komuniteteve tjera. Sa i përket aspekteve historike nxënësit mësojnë për ngjarjet që kanë ndodhë, mësohet edhe për luftën” tha ai.

Megjithatë, Salihu thekson edhe dallimet mes kurrikulave.

“Sa i përket periudhës së luftës, ajo është e përfshirë si pjesë e kurrikulës. Por serbët përdorin kurrikulë tjetër. Shqiptarët dhe komunitetet tjera (përjashto serbët) mësojnë të njëjtën kurrikulë dhe pak a shumë këtë periudhë e mësojnë njësoj”, theksoi ai.

Ai përmend edhe sfidat në zbatimin e mësimit.

“Varet shumë prej përgatitjes dhe qasjes së mësimdhënësve. Nëse mësimdhënësit janë të përgatitur dhe kreativ atëherë sheh edhe trajtim adekuat të përshtatshëm të kësaj çështje. Por, edhe e kundërta mësimdhënës të përgatitur jo mirë ka mundësi që këtë temë nuk e trajtojnë në mënyrën më të mirë të mundshme” tha Salihu./Valentina Istrefi/Telegrafi/

Ky shkrim është produkt i Akademisë për raportimin në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e Sensibilizuar për Konflikte, implementuar nga Pro Peace – Programi në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë përgjegjësi e gazetarit/gazetares dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Pro Peace dhe AGK-së.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Marrëveshja bërthamore”, Irani do t’i paraqesë kundërpropozim SHBA-së
Next Article Kader Kicaj mahnit me dukjen e saj të guximshme në festival

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?