By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Egla përlotet gjatë ‘telefonatës imagjinare’ dhe prekëse me babain: Unë mbahem, mbaj mamin – e di ti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Egla përlotet gjatë ‘telefonatës imagjinare’ dhe prekëse me babain: Unë mbahem, mbaj mamin – e di ti
Showbizz

Egla përlotet gjatë ‘telefonatës imagjinare’ dhe prekëse me babain: Unë mbahem, mbaj mamin – e di ti

admin
Last updated: 26/04/2024 10:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në një nga momentet më prekëse të “Big Brother VIP”, konkurrentja Egla u dha mundësinë banorëve të kryenin një “telefonatë” jo të zakonshme. Këtë herë, ata u ftuan të bëjnë një lidhje të veçantë me një person të dashur që nuk është më në jetë. Egla, me lot në sy, zgjodhi të komunikojë me babain e saj të ndjerë.

Në një skenë që do të mbahet mend për emocionet e sinqerta dhe thellësinë e saj, Egla u shpreh: “Alo ba… hë mo, ç’bëhet andej nga ty? Si të shkojnë punët? A qesh a… ë? Je plakur mo? Mos më thuaj… (qesh). Miri është rritur, është bërë me dy fëmijë, Berti ka dy goca. Unë mbahem, mbaj mamin… e di ti, goca e babit pra.”

Duke ndarë me të atin imagjinar ngjarjet dhe zhvillimet e mëdha familjare, Egla përmendi edhe evolucionin e rrjeteve sociale, një fenomen që babai i saj nuk ka pasur mundësinë të përjetojë. Ajo vazhdoi të tregojë për mbështetjen dhe krenarinë e shokëve të babait, të cilët akoma e kontaktojnë atë përmes këtyre platformave.

Egla Ceno (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

“Shokët e tu ca më shkruajnë akoma, nëpër rrjete sociale. Kanë dalë rrjetet sociale, janë ca gjëra që shkruajnë njerëzit me njëri tjetrin dhe aty ka disa nga shokët e t’u që më shkruajnë. Janë krenar që unë jam rritur mirë, e di ti,” shpjegoi Egla.

Në pjesën më të ndjeshme të bisedës, Egla shprehu dëshirën që babai i saj të ishte aty për të parë sukseset e tyre dhe për të ndarë më shumë kohë së bashku: “E di çfarë? Unë do doja të ishe këtu me na pa, të treve që jemi bërë shumë të mirë edhe çunat edhe unë, ia kemi dalë më së miri. Do doja të ishe që t’ia fusnim një udhëtim, ku të na donte qejfi, nga një muhabet siç dije të bëje ti…”

Biseda e saj imagjinare përmbyllet me një mesazh dashurie dhe kujtimi të fortë: “Të mbaj mend shumë mirë edhe të kam në mendje dhe në zemër, mos ki merak fare për mamin e kam unë në dorë dhe çunin, e di ti. Edhe do shihemi… Besmirit i ngjan shumë, si karakter është babaxhan si ty. Ika tani se u qurravitëm ca si shumë, pa merak…”.

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t’i gjente një ‘shtëpi të re’
Next Article Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?