By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: EJA, PËR T’MA MATUR MELANKOLINË …
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > EJA, PËR T’MA MATUR MELANKOLINË …
Kulturë

EJA, PËR T’MA MATUR MELANKOLINË …

admin
Last updated: 15/05/2025 09:40
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Poezi nga: Jurij Hudolin
Përktheu: Fadil Bajraj

Nga Lubjana deri te ky fshat i vogël në Istër mbërrin për një orë e njëzet minuta me automobil.
Eja, harro mjegullën e Lubjanës dhe dritën në gushtin e Istrës
ose në janar ose në mars dhe mos u merr fort me kalendarin dhe ditën dhe orën,
lëre atë, harro gjithçka, por eja; tek unë nuk ka grabitqarë, peshkatarë për një natë,
njerëz të mbushur me kashtë dhe hipokrizi, tek unë nuk vijnë akrobatë tautologjish
dhe filozofë që vuajnë nga fjalori bosh,
këtu nuk ka oportunistë dhe e di, dhe as të varfër shpirtërisht,
sakatët mendorë i kam prerë si kasapi më i mirë
pa thikë dhe alebardë.
Eja, dashuria ime, koha e njerëzimit nuk ka shkatërruar ende
gjithçka që është krenare dhe më fal tash, nëse të dukem përkrahës.
Ose patetik. Më fal, ama ndryshe unë nuk di, por e di që kur do
të më shikosh dhe përqafosh, se do të shkrihet edhe metali i fundit
që shtrihet nën tjegullën e zemrës sime.
Nga Lubjana deri te ky fshat i vogël në Istër mbërrin për një orë e njëzet minuta me automobil.
Mendoj, si do të të shikoj pas perdes së ulur, kur të marrësh valixhet e tua
nga automobili, mendoj me vete, se më duhet të rregulloj grimin tënd
dhe të marr make-up në duar.
Por kjo është vetëm ajo që mendoj, me gurë në çantën time të mallit.
Po ma merr mendja,
ndoshta po ëndërroj.
Por: eja, dashuria ime. Eja.
Unë do të të them të vërtetën, sigurisht që nuk e mendoj veten
si një bjeshkë mendore, që nuk ia gjen shokun kund, dhe siç po e sheh,
nuk kam pushuar ende së shkruari, për t’u bërë më vonë një eksplorues i
zbrazëtisë dhe shpresoj se ty nuk të bezdis, nëse unë kam një dashuri të
rrënjosur thellë për letërsinë, bile as për këtë nuk jam i bindur, sepse nuk dua
të kopjoj kryevepra, unë thjesht dua të shkruaj për veten time. Më fal, ndoshta kjo
të duket egoiste, ndoshta mendjemadhësi, ama ti je bukuria ime dhe kur të kam
gjetur, për një kohë nuk mund të flisja dhe sall mendoja,
mendoja, mendoja, për ty dhe për rubinët në barkun tënd.
Nga Lubjana deri te ky fshat i vogël në Istër mbërrin për një orë e njëzet minuta me automobil.
Sa aroma, sa dialekte dhe sa është çmimi i butësisë, që të vish tek unë?
Eja.
Ti e di, dikur kujtoja se isha bërë zotërues i forcave të errësirës
dhe i makinerisë morbide të karrocave për blerje dhe krejt këto arrita
t’i transformoj dhe kontrabandoj në shasinë e një lirike dashurie.
Më fal,
nëse kam gabuar, por besomë, unë nuk jam i gatshëm të jem një ideal i lirë. Unë nuk
do t’i sakrifikoja kurrë pasardhësit e mi për arrogancën e poezive të mia
si poetët e mallkuar. Është krejt normale që ishin të mallkuar. Ata thjesht ishin
trima të natës që shtriheshin në strofka dhe të lindurit që erdhën pas tyre,
thoshin për eshtrat e tyre të rrëgjuar: këtu nuk ka pasur njeri!
Ngandonjëherë mendoj gjithë natën e lume se do të vdes papritmas brenda
një dakiku, mendoj, se nuk jam në listën e qytetarëve, por në fusnota, megjithatë
unë njoh artistë, të cilët i njohin të gjithë, ama askush nuk ua njeh shkrimet e tyre.
Njerëzit e tillë dridhen nga vetmia, por nuk e dinë pse.
E tash eja, për t’ma matur melankolinë, përnjëmend eja,
nuk do të doja t’i cicëroja në mënyrë patetike emrat e njerëzve që i dua vërtet.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kosovari Gino Mulliqi zgjidhet kryetar komune në SHBA – do të udhëheq qytetin Wylie në Texas
Next Article Messi u përfshi në një debat të ashpër me gjyqtarin pas ndeshjes dhe stafi i trajnerëve e ndaloi atë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?