By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ejup Rustemi nuk e përfundoi projektin për Qarkoren e Tetovës, tani po e bën Izet Mexhiti!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Ejup Rustemi nuk e përfundoi projektin për Qarkoren e Tetovës, tani po e bën Izet Mexhiti!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Ejup Rustemi nuk e përfundoi projektin për Qarkoren e Tetovës, tani po e bën Izet Mexhiti!

admin
Last updated: 27/03/2025 17:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Qarkorja e Tetovës u bë qark i premtimeve të njëpasnjëshme të BDI-së, ky projekt u ngrit si nevojë që nga viti 2019, u fut si premtim në programit e BDI-së, 2020-2024, por e përfunduan mandatin ndërkaq projektin akoma jo. Kujtojmë që ky projekt ishte premtuar disa herë nga ish drejtori tashmë i dyshuar për korrupsion, Ejup Rustemi, se do të fillojë në shtator e tetor por nuk filloi. Dje, zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ndau me publikun vendimin e miratuar në qeveri për vazhdimin e ndërtimit të fazës së dytë të kësaj qarkore, shkruan Zhurnal.

Qeveria miratoi programin për ndërtimin e fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten –

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, dje ndarë lajmin që Qeveria aktuale po vazhdon me projekte të rëndësishme e të nevojshme për qytetarët. Ai ka sqaruar se cilat projekte përfshihen me ndryshimet e planit vjetor për ndërtim, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore, që tashmë u miratuan nga qeveria.

“Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit ndaj programit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e planit të ndërtimit, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore për vitin 2025. Në kuadër të këtij programi, janë paraparë dy projekte të reja: Ndërtimi i fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten. Zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në trafik në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc dhe ndërtimi i qarkores së Svillares”, ka shkruar zëvëndëskryeministri Mexhiti.

Qarkorja e Tetovës ishte premtuar disa herë por akoma është e papërfunduar –

Për Qarkoren e Tetovës është thënë se do të nisë në shtator të vitit 2023, por ky afat ishte shkelur me dy këmbë. Nuk ka filluar në kohë e nuk dihet kur do të fillojë, dhe kur kemi konfuzione të tilla kemi të bëjmë me papërgjegjësi të institucionit përkatës, Ndërmarrja për Rrugët Shtetërore,  që udhëhiqej nga Ejup Rustemi.

“Shpresojmë që nga shtatori do të shihni mekanizmat që do punojnë,  kjo është shumë e rëndësishme për Tetovën”, pati thënë Ejup Rustemi, drejtor Ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore” në qershor të vitit 2023.

Por, që nga deklarata e dhënë në qershor deri në muajin e përmendur shtator kishte kaluar shumë kohë e nuk ishte bërë asnjë punë në këtë drejtim. Pra, kemi të bëjmë me një huqje totale dhe mashtrim të qytetarëve. Por, ky “terror premtimesh” dhe datave që jepen gojën “shlirë” nuk përfundon me kaq, pasi po i njëjti drejtor për të njëjtën projekt jep një datë tjetër e që për fat të keq as me këtë datë nuk qëndruan punët mirë në terren.

Në një prononcim tjetër ish drejtori i Ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi pati thënë se mekanizmat do të nisin me punë në fillim të tetorit të vititt 2023.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nga fillimi i tetorit të fillojë edhe me ndërtimin e qarkores së Tetovës e cila do të mundësojë zvogëlimin e komunikacionit brenda Tetovës”, pati thënë Rustemi pas huqjes së parë.

Por, që edhe në nëntor të po atij viti 2023 nuk kishte lëvizur asnjë gurë në ndërtimin e Qarkores në Tetovë. Dhe, tani çfarë të flitet më tepër për këtë papërgjegjësi dhe liri absolute të dhënies së fjalës publike por që nuk mërzitet aspak që nuk mund t’i qëndrojë pas asaj çfarë ka thënë.

Në një paraqitje tjetër në intervistë për TV21, Rustemi pati thënë se kompania e ndërtimit është zgjedhur, dhe se po pritet vetëm leja për ndërtim, me çka siç shtoi, kah fundi i tetorit punimet do të fillojnë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Për këtë pjesë të qarkores së Tetovës  dua të informojë qytetarët se është zgjedhur kompania Granit dhe është zgjedhur edhe kompania që do të mbikëqyr punimet. Është një kompani nga Shkupi. Tani presim që këto ditë të marrim lejen për ndërtim dhe në bazë të gjithë gjasave javën e ardhshme do të marrim edhe lejen për ndërtim dhe menjëherë do të fillojmë me punimet për ndërtimin e qarkores së Tetovës. Pra në fund të tetorit, se fjala ime ka qenë se në tetor do të fillojnë punimet”, pati thënë Rustemi (18.10.23).

Ndryshe Qarkorja e Tetovës do të mundësonte që fshatrat e komunës së Tearcës të kenë qasje të drejtpërdrejtë në Korridorin 8, ndërsa do të ishte një  ndihmë edhe për zonën ekonomike në Tetovë. Qarkorja e Tetovës ishte projekt me të cilin ish drejtori Rustemi u tallë me qytetarët e Tetovës. Sot, BDI në opozitë, ish drejtori Rustemi nuk pati fatin të përfundojë këtë projekt që të pres shiritin, aktualisht bredh gjykatave si i dyshuar për korrupsion. Fundja nuk ka rëndësi figura që e pret shiritin rëndësi ka projekti që të jetë sa më parë në përdorim për qytetarët e kësaj zone. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kina dhe Franca riangazhohen të bashkëpunojnë për klimën
Next Article Ali Sinani, doktori i shkencave të Artit Figurativ, i bashkohet familjes së madhe të Lëvizjes BESA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?