By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: EJUPI: Projekti lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Agjendës së Reformës në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > EJUPI: Projekti lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Agjendës së Reformës në vend
Maqedoni

EJUPI: Projekti lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Agjendës së Reformës në vend

admin
Last updated: 27/02/2025 15:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, mbajti fjalim në hapjen e punëtorisë fillestare të projektit të ri në fushën e ndryshimeve klimatike: “Zhvillimi i raportit të parë dyvjeçar të transparencës dhe raporti i kombinuar i dytë dyvjeçar i transparencës dhe komunikimi i pestë kombëtar për ndryshimet klimatike të Maqedonisë së Veriut, i cili u mbajt sot në kuadër të UNFCCC të OKB-së në Maqedoninë e Veriut”.

Siç kumtuan nga MMJPH-ja, në këtë puntori fjalime mbajtën  edhe Ana Çernishova, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut dhe Anita Koxhoman, zyrtare e programit të UNDP-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, sekretari shtetëror Ejupi, theksoi se zbatimi i këtij projekti është i lidhur drejtpërdrejt me zbatimin e Agjendës së Reformave të vendit, pasi raportimi në mënyrë uniforme në vendet e botës i bën raportet të krahasueshme dhe mundëson vlerësimin e arritjes së qëllimit global të Marrëveshjes së Parisit.

Duke shtuar se në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë ka filluar procesin e harmonizimit të qasjes së saj për zbutjen e ndryshimeve klimatike me obligimet e BE-së, Ejupi thekësoi: “Në këtë drejtim, është përgatitur draft-teksti i propozimit për Ligjin për veprim klimatik dhe është në procedurë të miratimit nga Qeveria”.

“Momentalisht punojmë në adresimin e komenteve të marra nga më shumë se 25 institucione dhe paralelisht punojmë në analizën funksionale për të siguruar strukturën e nevojshme institucionale për zbatimin e Ligjit”, nënvizoi Ejupi.

Sipas Ana Çernishovës, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, punëtoria fillestare është një moment për të bashkuar të gjithë partnerët dhe palët e interesuara relevante, të cilët do të punojnë së bashku me UNDP-në për zbatimin e suksesshëm të projektit dhe arritjen e rezultateve të planifikuara, të cilat janë detyrimet e vendit sipas UNFCCC-së dhe Marrëveshjes së Parisit.

 

“Në nivel ndërkombëtar, raporte të tilla ndihmojnë që të kuptohet niveli i zbatimit të Konventës në nivel global, të krijohet besimi dhe të rriten ambiciet e të gjitha vendeve për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, të mbrohet zhvillimi më i gjelbër dhe përshtatja më e mirë ndaj ndryshimeve klimatike,” potencoi Çernishova, duke shtuar se këto raporte duhet gjithashtu të përmirësojnë qasjen në mbështetje financiare dhe mobilizimin e burimeve për veprimin ndaj klimës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Projekti është një vazhdimësi dhe përmirësim i më shumë se 20 viteve të aktiviteteve të kaluara në këtë fushë, të zbatuara si partneritet ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, si dhe në bashkëpunim me palë tjera kyç në vend.

Vlera e projektit është afërsisht rreth 1.23 milion dollarë amerikanë. Ky filloi në korrik 2024 dhe detyrat e projektit pritet të përfundojnë deri në dhjetor 2027.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Maqedonia e Veriut dëshiron ta importojë mbeturina nga BE-ja, i ofrohet për ta ndihmuar në menaxhimin e tyre
Next Article Mucunski bëri thirrje që KSHPK-ja të hapë lëndë nëse ka konflikt të interesave me babain e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?